Aktivistja e strukturava të larta të LDK-së, Besa Luzha ju ka bërë thirrje subjekteve politike për garë korrekte

Aktivistja e strukturava të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Luzha ju ka bërë thirrje subjekteve politike për garë korrekte. Ajo ka kërkuar që fushata të jetë pa propagandë, shpifje e linçime, ndërsa të fokusohet në programe reale dhe të matshme për qytetarët. “Tash, pasi u vendosën edhe numrat garues, iu bëjmë ftesë të gjitha subjekteve të dakordohen për një garë fer, pa propagandë, shpifje e linçime dhe duke u fokusuar në politika konkrete. Urojmë që arsyeja, maturia dhe gjuha bashkëpunuese të karakterizojnë këtë raund të zgjedhjeve,” ka shkruar aktivistja, Besa Luzha.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: “Ajo që po ndodh dy vitet e fundit është pengmarrje e Kosovës”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zhvillimet politike dhe institucionale në …