Imzot Dodë Gjergji uron besimtarët katolik për Pashkët

Në vigjilje të Pashkëve, bashkësia katolike në Kosovë ka nisur përgatitjet për shënimin e kësaj kremte. Zyra e Ipeshkvisë së Kosovës ka paralajmëruar mbajtjen e meshës solemne në Katedralën ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë, e cila do të udhëhiqet nga ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji. Kjo meshë, sipas njoftimit, do të nis nga ora 21:00. Kurse të dielën, do të mbahen dy mesha në katedralen e kryeqytetit. “Festa e Pashkëve, na thërret te depërtojmë në misterin e fesë, duke na shoqëruar shpirtërisht në mundimin, vdekjen dhe ngjalljen e Zotit to në Jezu Krishtit, që është shpresa e botës. Gjatë kohës së kreshmëve, nëpërmjet agjërimit, veprave të bamirësisë dhe lutjes, jemi përgatitur shpirtërisht, që, nëpërmes thellimit në misterin e vuajtjes, të ngrihemi në lartësinë e fesë pashkvore: për të jetuar lirinë e të bijve të Hyjit, dashurinë e përkryer dhe paqen e lume. Këto janë hire, që na i dhuron Zoti i Ringjallur”, thuhet midis të tjerash në telegramin e urimit të ipeshkvit, Dodë Gjergji.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …