Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Politikani shqiptar duhet të ketë shumë kujdes për gjuhën e komunikimit

Nuk ka asnjë dyshim se kombi ynë ka shumë nevoja jetësore, ekzistenciale  për të cilat duhet pasur një bazë të fortë ekonomike e financiare, por ka diçka që nuk kërkon shumë financa, kërkon vullnet të mirë e kulturë të mirësjelljes. Duhet ta pranojmë, populli ynë ka pasur kushte të renda jetese, por kurrë nuk e ka pasur ketë disnivel komunikimi njerëzor e shoqëror! Njeriu i politikës, duhet të bëjë përpjekje permanente për të mos qenë idhnak si Kryeministri e zëvendësi i tij i deritashëm. Shembulli më i mirë sesi nuk duhet të jetë idhnak e kemi parë, jo vetëm, pas deklaratave të krerëve të koalicionit, pas protestës së 17 shkurtit 2016. Opozita e bashkuar, gjatë një viti e sa, ka qenë e goditur me një fjalor primitiv e degradues. Ajo nuk guxon të bëhet pjesë e atij komunikimi me asnjë kusht!

Politika e shoqëria shqiptare në përgjithësi, e kjo e Kosovës në veçanti, duhet shpejt ta nxjerrë mësimin e parë sesi nuk duhet të komunikojë me kundërshtarin politik apo dhe me mendimin e kundërt brenda një lloji a bashkimi politik. Secili politikan që kërkon përgjegjësi publike, duhet ta ushtrojë duke e kalitur  me durim komunikimin publik, se gjuha edhe pse është prej tuli, “LENDON GUR E HEKUR”!

Kujdes miq të nderuar, jo gjithçka që është shtruar në tryezën e bisedimeve me sinqeritet, duhet nxjerr për ata që nuk ishin të pranishëm, se e vret besimin për komunikim. Gjersa ne kemi shumë nevojë për mirëbesim e mirëkuptim, që po i mungojnë shumë komunikimit tonë. Le ta kultivojmë me dashuri e përgjegjësi, kulturën e komunikimit, që kaq shumë na është degraduar! Cilido që nuk ka edukatë e kulturë komunikimi, duhet të jetë  sa më larg përgjegjësisë publike. Sepse ajo që e nxjerr mikrofoni, kurrë nuk mund të kthehet prapa! Është më e shëndetshme për kombin, që të komunikojmë si njerëz me edukatë e kulturë! Le të ik nga përgjegjësia publike,  secili idhnak i pa kulturë!

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …