IN MEMORIAM

Në nderim të jetës dhe veprës së Zeqë Shehu Sekretarit shumëvjeçar të Universitetit të Prishtinës dhe veprimtarit të palëkundur të çështjes së lirisë së Kosovës. Zeqë Shehu u lind në Junik më 1936, ku mbaroi shkollën fillore, ndërsa gjimnazin e ulët (tetëvjeçaren)në Gjakovë, kurse maturën në gjimnazin e Pejës. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë në vitin 1966, kurse dy vjet më vonë zgjidhet sekretar i Bashkësisë së Fakulteteve dhe Shkollave të Larta të Kosovës në Prishtinë. Në vitin 1970 zgjidhet sekretar i përgjithshëm i Universitetit të Prishtinës ku punoi deri në shtator të vitit 1983. Me angazhimin profesional në hartimin e rregullativës normative të shkollimit të lartë në Kosovë, ai dha kontribut të veçantë, sikurse edhe në hartimin e Ligjit mbi Shkollimin e Lartë dhe të Statusit të parë të Universitetit të Prishtinës. Më vonë ishte sekretar i Fakultetit të Arteve në Prishtinë. Refuzoi t’i aplikojë ligjet antikushtetuese të Serbisë, për pasojë dhe u largua nga puna. Zeqë Shehu, përveç tjerash, ishte edhe deputet i Kuvendit të Kosovës në përbërjen legjislaturave të viteve të nëntëdhjeta. Për punën dhe angazhimin e tij është laureat i shumë dekoratave dhe mirënjohjeve. Familja dhe bashkëvendasit e të ndjerit për ngushëllime mirëpresin në Junik nesër, me datë 30 Nëntor 2019, me fillim nga ora 8:00 në restorant Gjeravica miqtë dhe bashkëpunëtorët në nderim të jetës dhe veprës së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …