Deçani shërbimin për mbledhjen e mbeturinave e ka shtrirë në tërë territorin

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, në një postim të tij në facebook ka thënë: “Qëllimin që ia kemi vënë vetes tonë, për një qytet ekologjik po e bëjmë realitet. Nga sot shërbimi për mbledhjen e mbeturinave është shtrirë në tërë territorin e Komunës së Deçanit dhe për lehtësimin e kryerjes së punës, kemi blerë edhe dy kamion për ndërmarrjen Komunale “Hixhiena”. Falënderim të veçantë për vëllezërit Kujtim dhe Arsim Ukëhaxhaj që ndihmuan në realizimin e këtij projekti! Ka thënë ndër të tjera kryetari Ramosaj në postimin e tij në facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …