Kryetari Jashari vizitoi familjen Abazi nga fshati Livoç që humbi dy djem nga tërmeti në Shqipëri

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, deputetin Bekim Haxhiu dhe bashkëpunëtorë vizituan familjen Abazi nga fshati Livoç, të cilët i ngushëlluan për humbjen e dy djemve të tyre nga tërmeti në Shqipëri, me ç’rast në shenjë solidarizimi i dhuruan familjes 5000€ nga shuma që janë mbledhur në takimin fillestar me biznese të Skenderajt, ku u grumbulluan 57,800.00€ për personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Kryetari Jashari ndër të tjera theksoi;

“Sot, së bashku me bashkëpunëtorë ishim në vizitë te familja Abazi në Livoç, i ngushëlluam për djemtë e tyre të cilët vdiqën nga tërmeti në Shqipëri dhe në shenjë solidarizimi me ta, i dhuruam 5000€ familjes nga shuma që janë mbledhur nga takimi fillestar që kishim dje me biznese të komunës tonë, ku në total u mblodhën 57,800.00€ për personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri. Ngushëllime të gjithë familjarëve që humbën të dashurit e tyre në Shqipëri! Lusim Zotin që raste të tilla të mos përsëriten”, ka thënë ndër të tjera kryetari Jashari në një postim të tij në facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …