leoni

Inaugurohet fillimi i punimeve për zgjerimin e ”Rrugës Rajonale R102″ Komoran-Skenderaj, Segmenti Komoran-Marinë

Inaugurohet fillimi i punimeve për zgjerimin e ”Rrugës Rajonale R102″ Komoran-Skenderaj, Segmenti Komoran-Marinë. Në inaugurimin e fillimit të punimeve në fshatin Polluzhë, të pranishëm ishin, Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, si dhe shumë qytetarë dhe shumë personalitete të jetës politike dhe kulturore në vend. Në këtë inaugurim të pranishmëve iu drejtua me një fjalë rasti Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, duke theksuar se kjo rrugë është shumë e rëndësishme dhe një lehtësim në qarkullim për banorët e Drenicës si dhe të gjithë atyre që e vizitojnë Drenicën. Po ashtu të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtuan edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, të cilët pohuan rëndësinë e kësaj rruge për Drenicën dhe pelegrinazhet e Prekazit, që kalojnë në këtë rrugë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …