leoni

Indipendent: Forcat ushtarake të Mianmarit kanë djegur për së gjalli një numër të madh të fëmijëve dhe u kanë këputur kokat

Indipendent: Forcat ushtarake të Mianmarit kanë djegur për së gjalli një numër të madh të fëmijëve dhe u kanë këputur kokat

Gazeta angleze “Indipendent” në një raport të fundit  ka bëre të ditur se forcat ushtarake të Mianmarit kanë djegur për së gjalli një numër të madh të fëmijëve ose i kanë këputur kokën. Gazeta në raportin e saj shkruan se gjatë javes të kaluar mbi 60 mijë myslimanë Rohingianë, kanë ikur në drejtim të kufijve të Bangladeshit për shkak të përleshjeve. Qeveria e Bangladeshit ka mbyllur kufijtë duke arsyetuar se nuk ka kapacitet për të strehuar këtë numër kaq të madh të refugjatëve.

Unë arrita të shpëtoja nga një sulm 5 orësh, kundër fshatit Çut Pin dhe u arratisa. Forcat ushtarake të Mianmarit grumbulluan një grup burrash në një kasolle prej druri dhe pastaj i kanë vë zjarrin. Vëllai im ishte në mesin e tyre dhe është vrarë. Anëtarët e tjerë të familjes i kam gjetur në tokat për rreth, por të vdekur. Në trupat e tyre kishte gjurmë plumbash dhe prerje me thikë. Ndërsa trupat e dy djemve të vëllait kishin mbetur pa kokë”, ka rrefyer Abdurrahman, një 41-vjecar vendas, për një organizatë bamirëse. Pamjet e bëra me satelitë që janë publikuar nga Observatori i të Drejtave të Njeriut tregojnë se vetëm në një fshat, janë djegur 700 shtëpi.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …