Inspektorati i Punës ka marrë vendim që ta kthejë në punë ish-kryeshefin e Postës së Kosovës, Shefqet Avdija

Inspektorati i Punës ka marrë vendim që ta kthejë në punë ish-kryeshefin e Postës së Kosovës, Shefqet Avdija

Inspektorati i Punës ka marrë vendim që ta kthejë në punë ish-kryeshefin e Postës së Kosovës, Shefqet Avdija, i cili ishte shkarkuar nga Qeveria e  Albin Kurtit. Në vendimin e Inspektoratit të Punës, thuhet se vendimi i Bordit të Përkohshëm, të Postës së Kosovës, është në kundërshtim me disa dispozita të Ligjit të Punës. “Obligohet punëdhënësi, Posta e Kosovës, të ndërmarrë këto masa. Të anulohet vendimi i datës 14.04.2020, të Postës së Kosovës, dhe të njoftojë Inspektoratin e Punës, brenda 8 ditëve për veprimet e ndërmarra në eliminimin e parregullsive juridike të konstatuara”, thuhet në vendimin e Inspektoratit të Punës. Sipas vendimit të Inspektoratit, ish-kryeshefi Shefqet Avdija, duhet të rikthehet në pozitën që ka pasur brenda 8 ditëve, pavarësisht ankesave që mund të bëhen.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …