Inspektorati Policor i Kosovës nënshkruan protokollin për inspektim të përbashkët me Shërbimin për Çështje të Brendshme të Shqipërisë

Inspektorati Policor i Kosovës nënshkruan protokollin për inspektim të përbashkët me Shërbimin për Çështje të Brendshme të Shqipërisë

Inspektorati Policor i Kosovës pritet të nënshkruajë protokollin për inspektim të përbashkët me Shërbimin për Çështje të Brendshme dhe Ankesa të Shqipërisë. Ky nënshkrim i protokollit të inspektimit të përbashkët është vazhdimësi e aktiviteteve në kuadër të Memorandumit të mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e kontrollit të brendshëm dhe mbikëqyrjes policore, të nënshkruar nga Ministrat e Brendshëm të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në marsin e vitit të kaluar”, thuhet në komunikatën për media të IPK-së. Nënshkrimi i protokollit për inspektim të përbashkët do të bëhet në ambientet e IPK-së në sallën e konferencave nga Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Fitim Shishani dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA-së Arben Skendo.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

VLEN-i erdhi në pushtet me premtime të mëdha dhe me afate strikte për ndryshimet kushtetuese. …