Në Institutin Albanologjik mbahet tryeza “Drejtësia tranzicionale në Kosovë- Ligji për lustracionin

Instituti Albanologjik i Prishtinës shënon 50-vjetorin e themelimit

Nesër, më 27 dhjetor 2017, mbushën 50 vjet prej themelimit të Institutit Albanologjik, njërit ndër institucionet më të rëndësishme shkencore të Kosovës. Ky Institut i ka dhënë një kontribut të veçantë,  jo vetëm Albanologjisë, por edhe idesë së çlirimit dhe bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Edhe pse një kohë të gjatë ka punuar në kushte të censurës dhe presionit ideologjik, drejtuesit dhe anëtarët e këtij Instituti kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm edhe në rrjedhat e përgjithshme të jetës sonë politike, arsimore, edukative e shkencore në Kosovë e më gjerë.  Shënimi i përvjetorit bëhet më 27 dhjetor duke filluar prej  orës 11.00, në ambientet e Institutit.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …