190 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit ndërsa janë konfirmuar 78 raste të reja me virusom korona

IKSHPK bënë të ditur se deri me tani në Kosovë 108 persona janë të infektuar me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftoi edhe për dy raste të reja me COVID-19 në vend, duke e çuar numrin në 108 të infektuar. Mëngjesin e sotëm janë testuar 24 persona të dyshuar, ku dy prej tyre kanë dalë pozitiv. Pacienti nga Gjakova është kontakt i dy familjarëve të rezultuar pozitiv dhe pacienti i dytë pozitiv nga Prizreni është infektuar jashtë shtetit. Sipas IKShPK do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen. Në IKShPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.265 kontakte të rasteve. IKShPK kujton se në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e qytetarëve është e domosdoshme. Prandaj, mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …