Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kërkon nga qytetarët që të vaksinohen kundër gripit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kërkon nga qytetarët që të vaksinohen kundër gripit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë apel tek qytetarët që të vaksinohen ata që janë të ndejshëm, pasi që virusi A i gripit është përhapur edhe në Kosovë. “Qytetarë të nderuar! Virusi A i gripit është në qarkullim në Kosovë, andaj rekomandohet të vaksinohen personat e ndjeshëm e në radhë të parë personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit. Mbani higjienën personale, lani duart sa më shpesh, ajrosni mjediset e mbyllura dhe mos rrini në vendet ku grumbullohen shumë njerëz dhe mos dilni kur ajri është i papastër!”, thuhet në njoftimin ne IKSHPK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku godet Kurtin: Qeveria e zhytur në afera, “pastërtia” është gënjeshtër

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin …