KMë shumë se gjysma e të rriturve amerikanë, 54%, besojnë se vendimi për tërheqjen trupat amerikane nga Afganistani, ishte “i drejtë

SHBA-të apelojnë shtetasit amerikanë të largohen menjëherë nga Iraku pas vrasjes se Qassem Soleimanit

SHBA-të sot u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Iraku pas sulmit ajror që vrau komandantin e lartë iranian në Bagdad, Qassem Soleimani. Ambasada amerikane u kërkoi qytetarëve të saj të braktisnin Irakun nga ajri ose të zhvendosen në një vend të dytë përmes rrugëve tokësore. Për ata që kanë nevojë për mbështetje të konsullatës, Konsullata e Përgjithshme e SHBA-ve në Erbil, do të jetë në shërbim, thuhet më tej. SHBA konfirmoi të enjten se kreu sulm duke vrarë Qasem Soleimani, komandantin e forcave Kuds të Gardës Revolucionare. Pentagoni akuzoi Soleimanin se planifikonte të kryente sulme ndaj diplomatëve dhe anëtarëve të SHBA-ve në Irak dhe rajon, duke thënë se udhëheqësi i vrarë ishte përgjegjës për vdekjen e qindra anëtarëve të shërbimit amerikan dhe të koalicionit.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …