Intervistë me kryetarin Bajrush Xhemajli- Ferizaj

RKL:Përshëndetje kryetar dhe mirë se vini ne valët e Radios Kosova e Lirë
RKL: Z. Kryetar, cili është vlerësoni për punët dhe angazhimet që janë bërë gjatë vitit të kaluar në Komunën e Ferizajt?

Bajrush Xhemajli: E konsideroj vit të suksesshëm, për arsye se janë bërë shumë të arritura .Ajo që më ka bërë të lumtur është se kemi arritur të ndërrojmë një klimë të komunikimit qoftë me partitë politike që janë këtu në Asamble apo me shoqërinë civile, gazetarë, për dallim me klimën e mëparshme që ka qenë shumë e nderë në të gjitha aspektet. Në këtë vit kemi pasur prioritet respektimin e zbatimit të ligjit, menxhimin e financave publike, infrastrukturën etj, të gjitha i kemi arritur. Kemi bërë 25 km. rrugë, 35 km, kanalizim pastaj 75 km. ujësjellës etj, do të thotë janë të arritura qe nuk janë bërë për vite me radhë. Mua më ka bërë të lumtur lirimi i hapësirave publike, ka qenë një qytet shumë i ngulfatur edhe është aktualisht, një kaos urbanistik që ne jemi munduar të vëmë rregull. Kemi liruar hapësira publike kemi bërë vepra infrastrukturore siç është parku, rrethi, sepse qytetarët kanë pritur me dhjetëra minuta të ndalet treni pastaj është bërë rrëmujë tash ajo pjesë është shumë funksionale.

RKL: Cilave projekte do t”i jepni prioritet në buxhetin e vitit 2009

Bajrush Xhemajli: Në krahasim me vitin 2008 këtë vit do të kemi buxhet për rreth 2 milion më shumë, pastaj presim investime kapitale nga Qeveria kështu sa ishin 11 milion investime kapital në Ferizaj këtë vit po shpresojmë të kemi 17 deri 20 milion, varësisht sa do të na ndajë Qeveria, ndërsa ne si grant qeveritar dhe nga të hyrat vetanake i kemi rreth 4 milion e gjysmë. Ne edhe sivjet do të përqendrohemi në infrastrukturë qëllimi im është që vërtet me e heq baltën nga Ferizaj dhe besoj se këtë do ta arrij këtë vit sepse shumë rrugë e rrugica janë të pashtruara ne e kemi bërë një projekt që së paku rrugët t”i asfaltojmë e sa për rrugicat do ta gjejmë një formë tjetër financimi së bashku me qytetarët.

RKL: Në Ferizaj është bërë hapja e Bibliotekës Ligjore çka do tu ofroj kjo qytetarëve?

Bajrush Xhemajli: Sigurisht se është një lehtësim për punë më cilësore. Aty janë sjellë ca ligje e libra që kanë të bëjë me këte sferë që sigurisht do të mund të kenë qasje të gjithë punëtorët që punojnë këtu por edhe qytetarët e interesuar mund të njoftohen me ndryshimet e ligjit ekzistues etj.

RKL: Marrja e zotimeve nga kryetarët e komunave të Kosovës, nga 44 euro për punëtorët shëndetësorë për tre muajt e fundit të vitit të kaluar, sa do të ndikoj në buxhetin e Komunës suaj?

Bajrush Xhemajli: Tre muajve të vitit të kaluar nuk ua qaj shumë hallin sepse ne si komunë e Ferizajt edhe ashtu u kemi ndarë mjetet do të thotë i kemi avansuar në këtë drejtim deshëm që mos ti mbajmë varur për premtimin që ju ka bërë Qeveria qendrore por nëse vazhdohet me këtë avaz edhe sivjet është e pa përballueshme për komunën dhe këtë nuk duhet ta lejoj Qeveria, ngase kjo do të na ngarkoj shumë sepse nuk është paraparë nga buxheti që është miratuar në kuvend, sepse për Ferizajn do të jetë një shumë prej 120 mijë eurove dhe është shumë.

RKL: Cila do të ishte porosia për qytetarët e komunë të cilën e drejtoni?

Bajrush Xhemajli: Si çdoherë, çdo kush të mendoj të bëjë diçka për Ferizajn, ta respektojnë ligjin. Me këtë rast i falënderoj të gjithë ata që na kanë mirëkuptuar për lirimin e hapësirave publike, sepse ne vetëm një herë kemi rrënuar të tjerët i kanë hequr vetë dhe këtë duhet ta bëjnë edhe këtë vit në mënyrë që Ferizaj të marrë frymë lirshëm.

RKL: Faleminderit për kohën që ndatë me ne duke të uruar të arritura dhe suksese tjera

Bajrush Xhemajli: Faleminderit nga Radio Kosova e Lirë. Kam kënaqësinë çdo here të jap intervistë për këtë medium, i cili ka bërë shumë për lirinë e Kosovës gjatë luftës ,ndërsa tani për ndërtimin e shtetit të Kosovës sigurisht është një zë i fuqishëm dhe i dalluar nga mediumet e tjera…

Kontrolloni gjithashtu

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën: Flasin Meri Mezini, Irini Qirjako, Margarita Xhepa, Alida Hisku, Myfarete Laze, Enrieta Sina

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën Gëzuar 8 Marsin nënat tona Çfarë është për …