Intervistë me ministrin e MBPZHR-së, z. Idriz Vehapi

RKL: Zotëri ministër sa janë zbatuar ligjet për zhvillimin e bujqësisë, pylltarisë dhe aktiviteteve për zhvillimin rural në sektorin privat?

Idriz Vehapi: Po sa i përket ligjeve të cilat janë të miratuara nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës shumë prej tyre zbatohen plotësisht, ndërkaq ka edhe ligje të cilat kanë implikime me ministri të tjera me Kuvende Komunale siç është p.sh. ligji për mbrojtjen e tokave, ku kemi vështirësi në implementim për faktin se Kosova nuk e ka edhe më tej një plan hapësinor të përgjithshëm.
Njëkohësisht ka edhe komuna të cilat nuk e kanë planin hapësinor të rregulluar, prandaj ne kemi probleme, sepse tokat bujqësore janë të atakuara nga ndërtimet e pa ligjshme dhe ne si ministri përmes inspektoratit tonë mundohemi që ta ndalim këtë dukuri negative mirëpo mundësitë për ta ndaluar janë shumë të vogla, për këto fakte që i përmenda më herët, sepse edhe inspektoratet komunale nuk janë azhure, por edhe mungesa e planit hapësinor.
Qytetarët e kanë të pamundur të kufizohen në këso zhvillimesh jo të mira. Ndërkaq si ministri përveç ligjeve ne kemi edhe disa strategji të cilat i kemi hartuar siç është plani për zhvillim rural dhe bujqësor i cili ka qenë prej vitit 2007 deri në vitin 2013, ndërkaq tani është i azhuruar si edhe plani për vitin 2009 e 2013 janë të parapara të gjitha planet kompetente për zhvillimin e bujqësisë me disa prej tyre kemi filluar menjëherë t’i përkrahim me këso versione dhe grante të ndryshme. Në këtë vit Qeveria i ka ndarë në Ministrinë e Bujqësisë në kategorinë e grandeve mbi pesë milionë euro dhe këto euro ne i kemi shpërndarë në sektorin e Hortikulturës në sektorin e blegtorisë. Në Hortikulturë kemi ngrit sera, pastaj kemi përkrahur edhe disa ndërmarrje të cilat merren me agro përpunim si dhe kemi përkrahur partnerë të ndryshëm në mekanizëm bujqësor. Këtë vit për herë të parë do të fillojmë me përkrahje e edhe me mbjellje vjeshtore për këtë qëllim i kemi ndarë dy milion e njëqindmijë euro.

RKL: Dihet se bujqësia tanimë është vënë në shkallë të prioriteteve , gjatë këtij viti a keni qenë përfitues të projekteve kapitale për zhvillimin e bujqësisë?

2.Idriz Vehapi: Po, këtë vit e arritura më e madhe është ajo që e përmenda, shumën prej pesë milion e dyqind mijë euro por ne kemi edhe investime e projekte të tjera kapitale, për sistemin e ujitjes kemi rreth një milion e tetëqind e pesëdhjetë mijë euro dhe këto mjete i kemi zotuar të gjitha dhe sivjet mendojmë me këto mjete ti rikthejmë në ujitje rreth pesë mije hektarë tokë dhe në rast se kësaj sipërfaqeje ja shtojmë edhe pesë mijë hektarë të tjera të cilat në vitin e kaluar i kemi kthyer në sipërfaqe të ujitjes për dy vite qeverisje dhjetë hektarë ??? toke i kemi kthyer ne ujitje. Në vitin e kaluar është renovuar gati i tërë sistemi i Iber Lepencit në Komunën e Drenasit, këtë vit janë rikthyer edhe njëmijë e dyqind hektarë të tjera, kanë mbetur edhe disa sipërfaqe, të cilat vazhdojnë në vitet në vazhdim, pastaj kemi disa projekte në zonën e Dukagjinit që është i pasur me ujëra, por kemi edhe në Komunën e Vushtrrisë por edhe në regjionin e Ana Moravës do të punojmë edhe kemi punuar në vitin e kaluar.
Do të vazhdojmë ti kushtojmë një rëndësi të veçantë të ujitjes për faktin se vitet e fundit kemi pasur shumë thatësira ekstreme dhe ujitja është një prej faktorëve që ndikon në zhvillimin të tërë bujqësisë. Përveç kësaj kemi edhe projekte të tjera në sektorin e pylltarisë kemi plane menaxhuese, këtë vit kemi pyllëzime e do të pyllëzohen rreth 800 hektarë me djerrina dhe sipërfaqe të shkatërruara nga prerjet ilegale dhe erozioni, dhe vlera e këtij projekti sillet rreth shtatëqind mijë euro, një milion e pesë dhjet mijë fidanë i sigurojmë vetë.
Këto fidanë janë kultivuar e janë zhvilluar në institutin për pylltari që është në Pejë kemi atje disa sera. Kjo fushatë është lartësuar në pranverë për ditën e tokës dhe pastaj pyllëzimet do të kryhen gjatë këtij muaji. Fushata ka filluar nën mbikëqyrjen e kryeministrit.

RKL: Keni realizuar shumë takime me ekspertë vendorë dhe të huaj, për dëgjuesit e RKL-së a mund të tregoni për formën e bashkëpunimit tuaj me disa prej tyre?

3. Idriz Vehapi: Po ne prej fillimit të mandatit kemi kontaktuar me ekspertë të ndryshëm nga ata që kanë ardhur nga shtetet e ndryshme, po edhe me ekspertë vendorë. Vlen të përmendim USAID-in amerikan me ekspertë, GTZ –në etj, edhe organizata të tjera të sektorit të pylltarisë. Nga ata kemi marrë sugjerime pastaj jemi akorduar që kontaktet edhe bashkëpunimet t’i kemi edhe në të ardhmen, kemi kontaktuar edhe me TIK-ën e cila ka premtuar që do të realizojë edhe disa projekte qoftë me ngritje të kapaciteteve institucionale në fushën e Bujqësisë, përmes shërbimit të përvojave qoftë të zyrtarëve të ministrisë sonë por edhe të studentëve të Fakultetit të Bujqësisë. Shumë shpejt me ndërmjetësimin e kësaj organizate do të kemi edhe një binjakëzim mes Fakultetit të Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës me një fakultetit të shtetit Turk, kjo do të ndodh gjatë këtij muaji ose gjatë muajit nëntor ne do të nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi mes MBPZHR-së të Republikës së Kosovës dhe Turqisë. Është një fillim shumë i mirë kanë premtuar se do të investojnë në të gjitha fushat në Bujqësi sepse Turqia në Konferencën e Donatoreve Kosovës i ka premtuar 30 milion euro besoj se një shumë e tyre do t’i dedikohet Bujqësisë.

RKL: Gjatë qëndrimit zyrtar në Republikën e Sllovenisë Ju zhvilluat takime shumë të suksesshme me konsujt e shteteve te Holandës Gjermanisë Austrisë dhe të Hungarisë që mbulojnë territorin e Sllovenisë dhe Kroacisë , keni biseduar për format konkrete të bashkëpunimit mes këtyre shteteve dhe shtetit tonë, çka mund të na thoni për këtë?

Idriz Vehapi: Po ne atje kemi realizuar disa takime, fillimisht do të veçoj takimin me ministrin e Bujqësisë së Republikës Sllovenisë, me të cilin kemi biseduar për format e bashkëpunimit, në radhë të parë kam kërkuar që një donacion prej pesëqind mijë euro t’i dedikohet Bujqësisë së Republikës së Kosovës dhe ministri ka premtuar se do t’i bëj kërkesë Qeverisë Sllovene përkatësisht në ministrinë e Punëve të Jashtme të përcaktohen për Bujqësi, presim që kjo të realizohet. Njëkohësisht ministri ka premtuar se zyrtarë të Republikës së Kosovës të Ministrisë sonë mund të qëndrojnë atje të marrin përvoja në fushën e integrimeve Evropiane për faktin se ne jemi tani në periudhat e para integrimit, dhe në të ardhmen të kemi një bashkëpunim më intenziv. Vlen të cekim këtu edhe takimet me Konsujt që i përmendet ju më herët, kemi biseduar me Konsullin e Holandës për ngritjen e serave, besoj se ai shumë shpejt do të jetë në Kosovë dhe do ta kemi një plan të detajuar dhe besoj se do të gjejmë fonde qoftë të investitorëve të huaj apo të vendit që këtu të ngritën kapacitetet për sera apo për bimë dekorative.
Në Slloveni pamë disa përvoja shumë të mira sidomos serat për bimë dekorative ku Sllovenia me 2% të tregut të gjithëmbarshëm të Evropës e mbulonte dhe diku kapacitetet ishin mbi një milion e dyqind mijë të bimëve dekorative e që janë shumë të kërkuara në treg të cilat quhen “Orhidea”, Sllovenët ishin shumë të interesuar të investojnë në këtë fushë në Kosovë, pasi që ngrohja e serave atje bëhej me ujëra termale, e te ne dihet se Kosova posedon kapacitetet e këtyre ujërave andaj është mirë që në të ardhmen të ndodh zhvillimi i tyre edhe tek ne.

RKL: Zotëri ministër, gjatë qëndrimit zyrtar në Slloveni u takuat edhe me biznesmenë të rajoneve të ndryshme për investimet e tyre në shtetin e Kosovës në fushën e bujqësisë ju lutem na thoni me shumë për këtë?

Idriz Vehapi: Po, me biznesmenë të ndryshëm jemi takuar edhe sa herë që kemi dalë jashtë Kosovës po edhe këtu në zyre ata që janë të interesuar ne u japim ide dhe u tregojmë rrugë plotësuese, zakonisht biznesmenët janë të interesuar së pari të marrin premtime për sipërfaqe të pronave të caktuara qoftë për ndërtimin e objekteve të ndryshme apo edhe për toka bujqësore për të kultivuar veprimtarinë e tyre ne u japim instruksionet tona, sepse në Kosovë tani ka biznesmenë, të cilët kanë privatizuar sipërfaqe të konsiderueshme të tokave bujqësore dhe mundësitë janë shumë të mira që ata të lidhin një partneritet me poseduesit e tokave bujqësore në Kosovë, edhe pse shumë toka janë privatizuar ato edhe më tej nuk shfrytëzohen për shkak të mungesës së investimeve, por ka mundësi të shtohet bashkëpunimi në mes biznesmenëve vendor dhe të jashtëm. Unë besoj se në të ardhmen do të gjinden mënyra rrugë dhe këto sipërfaqe që edhe më tej janë djerrina do të kultivohen në një të ardhme të afërt. RKL: Cilat janë planet që synoni t’ i realizoni në të ardhmen?

Idriz Vehapi: Planet e Ministrisë kanë të bëjnë me përmbushjen e të gjitha aktiviteteve që janë paraparë, në planin e zhvillimit rural bujqësor, por për këtë duhet mjete buxhetore për të cilat nuk kam fije dyshimi që në të ardhmen do të jenë shumë më të larta se sa deri tani.

RKL: Faleminderit shumë për kohën që keni ndarë për dëgjuesit e Radios-Kosova e lirë

Idriz Vehapi: Faleminderit edhe juve dhe ju dëshiroj punë të mbarë dhe dëshiroj që sa më shpejt të realizoni kapacitetin e zgjerimit të valëve të Radios Kosova e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën: Flasin Meri Mezini, Irini Qirjako, Margarita Xhepa, Alida Hisku, Myfarete Laze, Enrieta Sina

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën Gëzuar 8 Marsin nënat tona Çfarë është për …