Invalidët e luftës së UÇK-së, do të protestojnë të martën para Qeverisë së Kosovës

Invalidët e luftës së UÇK-së, do të protestojnë të martën para Qeverisë së Kosovës

Invalidët e luftës së UÇK-së, kanë paralajmëruar një protestë të cilën do ta mbajnë të martën, përballë Qeverisë së Kosovës, me qëllim që të shprehin pakënaqësitë e tyre në lidhje me mos formimin e Komisionit Mjekësor. Përmes një postimi në rrjetin social Avni Halilaj, ka thënë që Shoqata e Invalidëve të Luftës e as Qeveria e Kosovës nuk janë duke punuar në këtë drejtim. Kurse Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi, ka bërë të ditur që ka shumë ankesa nga invalidët e luftës, për padrejtësitë që po u bëhen atyre. “Pothuajse çdo ditë kam marrë ankesa, ndërsa tani ata kanë vendosur që të dalin për të kundërshtuar padrejtësitë që po u bëhen. Unë do të jem pjesë e këtij organizimi dhe natyrisht që do t’i përkrahim”, ka thënë Qeriqi.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …