Rruga unazore “17 Shkurti” në qytetin e Skenderajt drejt përfundimit

Bukurisë së qytetit të Skenderajt po i shtohet edhe një projekt i veçantë dhe me rëndësi jetike, rruga unazore “17 Shkurti”. Ky projekt po shkon drejt përfundimit më punët që po bëhen në pjesën kryesore të saj përgjatë lumit Klina. Në kuadër të këtij projekti të madh para pak ditësh ka filluar së ndërtuari edhe segmenti i fundit i saj, pranë shkollës “Shaban Jashari” që lidhë rrugën “Sala e Hamit Jashari” me rrugën ” Fazli Grajqevci”.

Komuna e Skenderajt tashmë ka kryer edhe procedurat e shpronësimit të pronave private që janë prekur nga ky projekt infrastrukturor në qendër të qytetit të Skenderajt.

Ndërkohë në këtë pjesë të qytetit do të fillojë edhe hulumtimi për hartimin e Planit të Hollësishëm Hapësinor, proces ky që do të nisë nga data 11 prill 2017.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …