Çerdhja e fëmijëve “Nëna Zahide” shpejt do të bëhet me objekt të ri në lokacion të ri

Shumë shpejt qytetit të Skenderajt do t’i shtohet edhe një objekt publik modern më rëndësi të veçantë. Objekti i ri i Institucionit Parashkollor “Nëna Zahide” do të ndërtohet në një lokacion të ri dhe shumë të përshtatshëm në qendër të qytetit të Skenderajt, pranë shkollës “Shaban Jashari”.

Lokacionin ku do të ndërtohet objektit i ri i Çerdhes së fëmijëve e ka vizituar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë.

Më këtë rast Nënkryetari Nura ka thënë se ndërtimi i objektit të ri për Çerdhen e fëmijëve të Skenderajt është më se i nevojshëm pasi objekti aktual nuk i plotëson kushtet për qëndrim të vogëlushëve.

“Përmirësimi i kushteve për edukimin e fëmijëve të Skenderajt është dhe do të jetë prioritet i Komunës së Skenderajt, pasi investimi në edukimin e fëmijëve është garanci për të ardhmen e vendit tonë”, tha z. Nura.

Ai shtoi se fëmijët e Skenderajt do të edukohen në frymë e kushte evropiane dhe kjo do të bëhet me qasje serioze institucionale.

Prioritet i Komunës së Skenderajt vazhdon të jetë arsimi cilësor dhe në objekte moderne shkollore.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …