Investimet e bizneseve franceze janë potencial i jashtëzakonshëm që i mirëpret Kosova

Së shpejti në Republikën e Kosovës do vjen një investitor strategjik në fushën energjisë së ripërtritshme që do t’i investojë 96 milionë euro. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala është takuar me ambasadorin e Francës në Republikën e Kosovës, Didier Chabert, që bashkë me të ishte edhe përfaqësuesi i kompanisë “Aqua Energy”, që planifikon investimin e 96 milionë eurove në Kosovë në fushën e energjisë alternative. ,,Ky fakt më gëzoi shumë dhe shpreha gatishmërinë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që të jemi në shërbim të investitorëve të huaj, duke ju krijuar lehtësira”, tha ministri Shala. Ambasadorin po ashtu e ka informua për ndryshimet e fundit që janë bërë në Ligjin për Investime Strategjike, e që kanë rritur interesimin e investitorëve të huaj për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Titujt e Kampionëve nuk kanë të ndalur për skuadrat ferizajase

Ferizaj ka shkruar histori në volejbollin e Kosovës duke fituar titullin e dytë të kampionit …