Ministria e Financave, as në muajin e gjashtë të vitit, nuk ia ka alokuar buxhetin komunës së Malishevës, për investime kapitale

Investimeve kumulative direkte nga Turqia në Republikën e Kosovës e kapin vlerën e 430.8 milionë eurove

Turqia po vazhdon të mbetët investitori më i madh në Kosovë pas Gjermanisë dhe Zvicrës. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës deri më 31 mars 2020, totali i  investimeve kumulative direkte nga Turqia në Kosovë është 430.8 milionë euro. Meqenëse vlera e investimeve turke në sektorët si patundshmëri dhe ndërtimtari është e ulët, kontributi i  investimeve turke në ekonomi është dukshëm i lartë. Investimet turke kryesisht fokusohen në sektorin e energjisë, atë të financave, transportit ajror, logjistikës dhe prodhimtarisë. Përveç investimeve direkte, Turqia dhe Kosova kanë edhe shkëmbime tregtare. Të dhënat e Tregtisë tregojnë se një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Kosovës së bashku me Gjermaninë është edhe Turqia.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …