Irma Kurti sjell në shqip poeten e çmimit Nobel, Grazia Deledda

Irma Kurti sjell në shqip poeten e çmimit Nobel, Grazia Deledda

Irma Kurti sjell në shqip poeten e çmimit Nobel, Grazia Deledda. Libri botohet nën patronazhin kulturor të Enciklopedisë Poetike Wikipoesia dhe mban logon e Shtëpisë Botuese “Lena Graphic” në Prishtinë. Poetja dhe përkthyesja Irma Kurti sjell në gjuhën shqipe, nën logon e  Shtëpisë Botuese “Lena Graphic” në Prishtinë librin me poezi, prozë poetike dhe aforizma të poetes italiane, fituese të çmimit Nobel, Grazia Deledda. Botimi i librit bëhet nën patronazhin kulturor të Enciklopedisë Poetike, Wikipoesia. 

Irma Kurti është pjesë përbërëse e Komitetit të krijuar brenda Enciklopedisë Poetike, Wikipoesia në nderim të poetes së madhe italiane me rastin e 150 vjetorit të lindjes së saj. Ai ka për qëllim të përkujtojë Grazia Deledda-n, në veçanti guximin dhe idealin e saj, faktin që ajo –  një grua, poete, nënë, arriti emancipimin personal përmes aftësive dhe kompetencave të veta.Komiteti Kombëtar kryesohet nga Renato Ongania (presidenti i mëparshëm i Enciklopedisë Poetike). Kjo nismë bashkon shoqata dhe individë që dëshirojnë të kontribuojnë me veprimtari të ndryshme për të përkujtuar figurën e së vetmes poete italiane – fituese të çmimit Nobel për Letërsinë më 10 dhjetor 1926.  Ajo ka botuar njëzet e tre libra në gjuhën shqipe, shtatëmbëdhjetë në italisht dhe gjashtë në anglisht. Po ashtu, është përkthyese e 8 librave të autorëve të ndryshëm, si dhe e të gjitha veprave të saj të përkthyera në italisht dhe anglisht.

Kopje të këtij libri do të bëhen pjesë e Bibliotekës Kombëtare të Prishtinës, Bibliotekës Nacionale të Tiranës si dhe në ato italiane.

Irma Kurti sjell në shqip poeten e çmimit Nobel, Grazia Deledda

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 300 punëtorë të N.P.L “Tregu” SH.A në Gjilan pa paga për 20 ditë, vonesat vazhdojnë

Mbi 300 punëtorë të N.P.L “Tregu” SH.A në Gjilan pa paga për 20 ditë, vonesat vazhdojnë prej muajsh

Rreth 300 punëtorë të N.P.L “Tregu” SH.A në Gjilan nuk kanë marrë pagën e muajit …