Enver Hoxhaj pyet këshilltarin serb: Jemi në Parlamentin britanik apo në ndonjë kafene në Beograd?

Ironizon Enver Hoxhaj: Për de eskalimin e krizës mes Ukrainës e Rusisë, BE-ja do të duhej ta thërriste Besnik Bislimin, si kryenegociator

Ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, ka kritikuar Besnik Bislimin, i cili ka deklaruar se Qeveria ka një qëllim tjetër në dialog e ajo është të negociojë marrëveshje që Kosova dhe Serbia të zotohen se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën.  “Sekretari i Shtetit Blinken tha në fillim të janarit që politika e SHBA-së është njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë e ambasadori amerikan Hovenier e përsëriti pardje dhe i dërguari i posaçëm Eskobar dje, por befas, mbrëmë, Besnik Bislimi tha se Qeveria ka një qëllim tjetër në dialog: ajo po negocion marrëveshje që Kosova dhe Serbia të zotohen se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën!”, ka shkruar Hoxhaj. Hoxhaj ka thënë se nëse BE-ja nuk e di si të veprojë me deeskalimin e krizës mes Ukrainës dhe Rusisë, ndoshta ta thërrasin Besnik Bislimin si kryenegociator. Enver Hoxhaj shkruan se është më e drejtë që platforma e bisedimeve të  paraqitet për dialog në Kuvend  dhe Qeveria të mos shkojë në bisedime  pa plane, pa ide, pa afat kohor dhe pa asnjë qëllim.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …