leoni

Enver Hoxha

Isa Ferizaj: Ty Enver, Kombi besën ta ka dhënë

Ndërruar, sa herë mot-motet nga ai Tetor;

Herë rrëzuar, prapë ringritur madhështor.

E tyrja gjashtëmbëdhjetë, nëntëqind e tetë;

 Pas Skenderit, ia dha Kombit, birin e vetë!

 Zemermbështjelli Ai, në zemren e tetorit;

 Komb e bir një tik – tak, brenda kraharorit!

 Dy zemra si një zemer e, Kombi gjallonte;

 Lëvizte historia e, nga rrahjet ndryshonte!

 Tetorianes gjashtëmbëdhjetë, i rritej zemra;

Të dyja me një gjak, të dyja, të njëjtët emra!

 Ikur sa tetorë, që kur lindi komblashti im

; Ata që erdhen, atë tetor, quajtën ‘Shpëtim’!

 Imja rracëlashtë, ditëpapara nga robëria;

I duhej, si ai një tetor, t’i rilindte historia!

 Ja, e lindi ai shpresën, ëndrrat u rizgjuan;

Nga e ditëgjashtëmbëdhjeta, udhët filluan.

 Buçiti historia, nga agu i gjashtëmbëdhjetës;

E, u shkunden malet, t’ia nxirnin gjumin jetës

. E shtoi dritën Dielli, t’na ndriçojë mirë rrugën

; Ballëngrituri Atdhe, historisë ia fshiu rrudhën!

 Nëpër rritje tetorësh, zemrat rrihnin në kraharor;

 Me vete, legjenda e lavdi, heronj e deshmorë!

 Ata, birit zemren ia mbrujten, me të vetin ideal;

 Sa t’i rrihte zemra kombit, e Tija të mos ndalë!

 Ende zemra rrah, e atij tetori, mburret historia;

E asaj zemre, mrekullia, e kombit, Kryelavdia!

Përjetësisht mburren motet, me tetorin e nderit;

 Që nga ai tetor, të gjithë shekujt, i falen Enverit * * *

 

 

 Ja, serish erdhi tetori dhe këtë herë;

Kokëvarur, i turpëruar në maksimum!

S’ndrin dielli e, s’ngroh më, si atëherë;

 Sundojnë popullin, kriminelë e merhumë!

 Atyre, baltosur ua kanë, lavdinë dhe nderin;

Ende zhabëgjolnaja, i tmerrohet ajo, Enverit!

Të ndriturit tetorë, shkelqimnajat vezullimi;

Ata, obelisqe Enverjane, n’vetëdije njerëzimi!

I artit tetori, pati qënë, ishte dhe i letersisë;

I Enver kryenderit ishte, i urtënorit të lavdisë!

I dekadencës sot tetori, turpit, lakuriqësisisë;

I dallkaukëve sot, varrëmihës të Shqipërisë!

 Ja, erdhi ky tetor, shpirtëgrisur, diellvrarë;

 Fytyrëdimër, plot mjerim, o shqiptarë!

 I sëmuri, krizash i mbërthyer, dridhet;

 E tija varfëri, litar në fyt, sikur na lidhet!

 Në diellqeshurin tetor, zemrat na ndrinin;

Hambarëmbushur plot, mendjen e flinim.

Nga gjilpërë tek raketa, dorën s’e shtrinim;

 Syrin në shënjestër, si të shqipes bijë rrinim!

Ziente tetori, nga artkulturë e masivizimit;

 Kryevlera, fytyrëkoha, ajo e socializmit!

I urituri shpirt sot, s’ka më me se ushqehet;

Ulërijnë boshpolitikat, e jeta shkapëderdhet!

 Trembshëm retë mbledhur, qiellin errësojnë;

Kurrësesi njerëzit, krimet t’mos i zbulojnë!

 S’është sot tetori, i begatë, si dikurë e një herë;

 Baltoset sot lavdia, veç se të mbuloi, o Enver!

 Tetori migjenian, i artit të vertetë;

Krijuesish sharlatanë, ndjehet sot në siklet!

E realsocializmit, nxihet vlerë e kulturës;

Ato, maja Himalaje, artkala të “Diktaturës”

! Vinin tetorët, begatnorë e dritëpranverë;

 Të rriten ata Ty, i lartësove, o Lavdinder!

Krah me Diell Ty të vunë, botën ta ndriçoje;

 Ti Diell, na ngrohe zemrat, terrjetën zbove!

 Tharë lulet sot, nga dergjë e ‘demokracisë’;

O sa shumë çelë ka për Ty, zemer e njerëzisë!

Për Tënden ditëlindje, çelë tetori lule në gurë;

I shqiptarisë vigangjeni, ishe, je, Enver o burrë!

 Në shtëpi të vetë sot shqiptaria, si ‘lepur i çuar’;

 Prej rrumpallëpolitikës, krejt përçarë, tradhtuar!

 Me gojë nuk zihet më, as lavdia e, jo më nderi;

Ajo friket pas kaq vitesh, nga Ti, kolos Enveri! * * *

 

 

 

 Ndrin e do të ndrijë, e tetorit gjashtëmbëdhjeta,

 E vitit ogurbardhë, njëmijë e nëntëqind e teta.

 Lindi djalë Shqipëria, flakëruesin si rrufeja;

 Urtësithellin porsi det, dritënorin si e verteta!

 Tramundana e mundime, shkunden historinë;

 Në këmbë Shqipëria, e mbuluara me lavdinë!

Anë e mbanë tundej dheu, dridhej si purteka;

 Ai mendjeurtënori, nxori kombin nga moçaljeta!

 Ai, kapedani, kushtrimtari për bashkim;

 Ai zemerbashkuesi, yll flamuri për shpëtim!

Ai, birë epopeje, legjendar bash si Skënderi;

 Ai, kreshniku si n’legjenda, mal vigan , Enveri!

 Në këmbë ngriti Atdhenë, ish’ përdhẻ rrëzuar;

 Vetë udhëhoqi Epopenë, me gjak shkruar!

 Ai tundi tokën, gjysëm shekulli kujt s’iu fal;

 Bota, tjeter s’pati si Ai, ballaz Tij që të dalë!

 Të Atij fjalën, sa dheu rëndë, s’e tundi ligësia;

 E mprehta si shigjetë, vendzëna tek urtësia!

Mendjeholli i pashok, histerive ç’u bëri ballë;

Ai, majander historie, i tha ndershëm ajo, ‘djalë’

! Rrjedh. or rrjedh, i zemres lumi, për Enverin;

 Ai oqeani, mbledhur shekujsh, me Skenderin!

Dallgë e Tij e urtësisë, e sfidoi edhe tcunamin;

 Ballas Tij, bashkë suferinat, kurrë s’ia dalin!

 Për Enverin, lumenj vargjet, nuk shterrojnë;

 Prore ajo lumënajë, ‘damarët’ botës ia ushqen.

Për Enverin, s’shuhen Dieli, yjet, s’perendojnë;

Përjetësisht, në t’vetëdijes ‘qiell’, Ai shkëlqen!

 Vlagë e zemrave, për Enverin muzat i zgjon;

 Të gjitha varganmotet, për Të kënga i bashkon!

 Ai, i epopeve, legjendari, komandanti, ylli i lirisë;

 I Epokave epokali, më i urti n’kuvend t’urtësisë!

 Të botës supërfuqi, para Tij, në gjunjë ranë;

– S’mund t’ia dalim, me kolosin! – botës i thanë.

 Bishtndërshalaz u terhoqën, ia panë turrin, duhinë;

 Sa Ai ishtë, të verteta, lirinë patëm, Mëvetësinë!

 Ah, e Tija fjalë, sa e gjithë bota njëshë, peshonte;

E gjithë botës ‘arsye’ e mosarsyes, atë s’e rrëzonte!

 Se ajo, e verteta, ndaj, kohërash vlerë e mban jeta;

 Sa herë Kombi në rrezik, vetetima ajo mbi shkrepa! * * *

 

 

 

Sa herë tetorët ikin, në horizont larte vigani;

 Përreth erërat sa here frynë, Ai, qe uragani!

 Frymë e Tij, ende zemrat ngroh, u jep fuqi;

Pa atë frymë, s’ka Atdhe,s’ka as shqiptari!

 Gulçon bushtra, shpirtkalbura prej narcizmit;

 Lodhur njeriu, nga pjellë e saj e neonazizmit.

Bota, koha, të lindë duhet prapë një kryevlerë;

 Një si Enverin, shpëton globin pa hedh’ në erë!

 Sot globalkrimi, njeriun po e shkatërron;

Kusht tjeter veç socializmit, vlerat i shpëton?

! Ndaj popuj, globit anë e mbanë, njësh bahkuar;

 Krimit ‘globalizëm’, i duhen këmbët, sharruar!

 Është Enveri gjallë, kuçedra po i tmerrohet;

 Sa më larg ikin vitet, më pranë Ai afrohet!

 Bota në udhëkryq, në hamendësi hamletjane;

 Askush zgjidhje s’jep, veç urtësia Enverjane!

 Botëmadhja, mbi të njerëzimit kurriz, shaluar;

 Shkundu ti, o i fjeturi det, andej duhet rrëzuar!

Mirë drejtoja të mendjes ‘sy’, Diellit Enver;

Veten e shpëton e, ty brezat, ta dinë për nder!

 S’është koha të ulësh kurriz, të mbyllësh gojë;

Enverjanet mësime mish e gjak, që të shpëtosh!

 Bëje për ardhmërinë, neser mos të të mallkojë;

 S’ka vend hamendësia: ‘Të rrosh, a të mos rrosh’!

 Ja ku është Enveri, i gjallë mbi çdo të gjallë;

 Vetem thirri mendjes, mirë hapi sytë në ballë!

Në çdo hap hedhur, ‘xhungla’ don t’na përpijë;

Cili tjeter si Enverit, dorën të na jape, do të vijë?!

 Si rrojnë njerëzit, shikojini, tamam si në mesjetë;

Jetë ‘bio’ bëjnë ata, në një vend që ngjan i shkretë!

Afrotri dekada, vendi para s’bëri, as dritën pamë;

Veç mësuam si të vjedhim, trurin na e shpërlanë!

 Sa qe Enver gjeniu, na priu e na nxori në brigje;

 Kjo kohë pa Të, prishem rrugë e mbyllem shtigje!

 Na mësuan si t’i shajmë, Enverin, lavdinderin;

Dogjëm Shqipërinë, fëmijëve u sollëm ferrin!

 E popullit jetë mënxyrë e, askush s’fajësohet;

Dallkauku, servili, shkallët ngjet e ‘blindohet’!

 Bëhet sot baterdia, shkon jeta në fije të perit;

 Harbon babëzia, hiç s’e njeh ‘ligjin’ e frerit!

 Lakuriq rinia rrugëve, vrarë ëndrrat, idealet;

Trurëfshira e pafat, humnerave s’din ku ndalet!

 Pa vetëdije, kolosit shtetin, ia shajnë, mallkojnë;

 Droguar, të papunë, plagët mbi kurriz u rëndojnë!

 Në luftë s’jemi, si në luftë, pllakosur jeta, vdekje;

 Si s’u ngop kjo kuçeder, ende për gjak, paska etje?

! S’lindin nënat më fëmijë, rrudhet kombi, plakohet;

 Fëmia n’bark të nënës, të lind s’don, se frikësohet!

 Mbushur rrugët me lypsarë, ‘ushtria’ e mjerimit;

Të plehrave kazanë, shpresë e tyre e ngushëllimit!

Me qenë e macë kacafyten, ‘kafshatën’ të marrin;

Barkëbosh e zorrëthatë, o sa shpejt mbushin varrin!

 Për modë thuhet sot: ‘Jetojmë në demokraci’!

 Rrojnë mijëra në ngujim, ëndërrojnë një orë liri!

 Ndotin mendjet plehmediat, se plehra prodhojnë;

Për kockat që lëpijnë, vetëshitën, na turpërojnë! * * *

 

 

 Erëra luftrash, sot fryjnë në botë; –

Syhapur jini! – Enveri, prapë na thotë

. Se, kur të vijnë mendtë, ikur ‘dhentë’

 E, atëherë mendtë, s’i hanë as qentë!t

 Sa herë e pësuam, se hasmin e harruam;

Me të gjakut lumenj, lirinë e ripaguam!

 Drejt kasaphanës, po na çojnë ca ‘kasapë’

; Mjerë ky popull, me këta trapë e delitrapë!

 Tetori Yt dritënor, i Nëntorit, vëlla lirie;

Ti, zjarr mbi bisha, flamurkuqi n’qiell lavdie!

 Ti s’u ndale mbi tradhtinë, rrufe u lëshove;

 Pushteti, s’u tundove, amanetet n’vend i çove!

 Sot Ballkanin, kuçedra e trazon e ulërin;

S’don bashkim shqiptar, ai atë e tmerron!

Nga hunda kapur ky pushtet, na turpëroi;

Nëpër vite, pa Ty Enver, yni Komb e pësoi!

 Sot, dalin ca tradhtarë, me Atdhe bëjnë pazar;

 Kombin ta mashtrojnë, zënë pëllasin si gomar.

Sot hasmi, kafshon ne, me dhëmbë ‘shqiptarësh’;

Vdekur, te gjallët sot, Ti me heronj, dilni varresh!

 Nuk durohet ky soj pusht shteti lapangjoz;

 Të vrasin natën, të qajnë ditën, ah ç’karagjozë!

Përpijnë krejt pasuritë, oktapodët e pamëshirë;

Me pushtetin n’ortakëri, të pangopurit vampirë!

 Ah të mundej, o Enver, veç një herë Ty të shihnin;

Pasuritë do t’i linin, të miut vrima që t’i blinin!

Pastrohej Atdhe e Komb, farëkeqjeje të pështirë;

Serish krenaria, dinjiteti, yni emerlashti, i mirë!

Sot shqiptari i vertetë, o Enver, të thërret;

Pa Ty mbetur, po vdes shqiptaria, vaj medet!

 Enver ngrihu, llumi na mbuloi, faqja na u nxi;

 Lavdia të mos harrohet, të don kjo shqiptari!

 Kombit, rinia iu shkatërrua, oh ç’i madh krim;

 Plehërash mbuluar, mjerë ne e ti, o vendi im!

 Sot për fushë droga dalë, e mjera ti, o rini;

 Sot pushtet mjerimi, fytyrëjotja, ‘demokraci’!

Ndaj Enver, fundërrinat sot, po të shajnë;

Se fjalë burri pate, këta ç’thonë krrë s’e mbajnë!

 Qelbndotës sot korrupsioni, ngjitur në pushtet;

Na duhesh, o Enver, t’i shkundësh si termet!

 Dielli lind, perendon, vijnë kohërat, shkojnë;

 Urtësia, dritëmendja Jote, botën e ndrçojnë!

 Botëkalbura vjetersirë, germadhë, po shembet;

Serish botës endet ‘fantazma’, serish po endet!

 Nga endje e ‘fantazmës, kuçedra çmendet;

E din, i erdhi fundi, për të ‘ilaç’ nuk gjëndet.

 E Jotja profeci, ka kohë që është vertetuar;

Ahtu, siç thẻ e shkrove, edhe bota ka pësuar!

Ta njeh bota Ty lavdinë, ajo sot të përulet;

 E Jotja urtësi, rrënjëhedhura, zemrash ngulet!

 Ti, gjeniali i mendimit, ia tregove njerëzimit;

Është lufta çlirimtare, kauza jote e shpetimit!

 Prore shekujt, në ndergjegje na trokasin;

I shuajnë ligësitë, se urtësive iu përkasin!

Vlerënajë motesh, e ushqejnë njerëzimin;

 Ti, biri i urtësisë, flakënor i qytetërimit!

 Histories, Ti Enver, i dhẻ dritë, tëndin emer;

 E shndërrove n’lavdiepokë, me Tënden zemer!

 Ti, i mendimit, kryemaja, si Dielli për tokën;

 Bota dritën Ty ta pa e, mirë ta njohu forcën!

 Shkulma-shkulma tundet, shkundet historia;

Vjen nga thellësi e saj, të të mbulojë lavdia!

Tymojnë plehërat, kalbësirë kundermojnë;

Përmi to lartohesh Ti, dot nuk të rrëzojnë!

Ti, shqipja, ylli i lirisë, n’stuhi linde, u kalite;

Përherë vdekjen e sfidove e asaj, kurrë s’i ike!

Përmbi kohëra fitimtar, mbajnë ato emrin Tënd;

Ndaj historia, Ty të vuri në të nderit kryevend!

 Falë Tëndes dritë, rrugën njerëzia do ta shikojë;

 Arsyes do t’i thërrasë, ardhmërinë ta shpëtojë!

 Ndaj, vetem rritesh, o Enver, motesh ndritesh;

O katakomb i shqiptarisë, vetem majash ngjitesh!

 Tetorët enverjanë, vargane motesh nderi;

Ata aradha nderi, në ballë u prin Enveri!

Tetori, Enverin na e dha, Nëntori, lirinë;

Dy vëllezermote, rilinden Shqipërinë!

 Vetëtimë gjashtëmbëdhjeta, në qiellin me re;

Risolli dritë e saj, jetë e shpresë ndër ne.

Ajo, ditëhistoria, nënëmadhja e ditëve;

I priu e i prin historisë, n’kulme nderi t’viteve!

E tetorit gjashtëmbëdhjeta, kulmnaja kohore;

 Që andej shqiptaria, faqebardha si prore!

 E tetorit zemer , ajo datë diell na fali;

 N’arealin shqiptar, mali, mbi thepnaja mali!

 Enverjanë, shqiptarë tetorët, mbuluar nderi;

 Obelisqe krenarie, në kujtesë kohërash ngulen.

Ata firmëvetetima dhe, vulëkohësia njëheri;

 I tyre mal, Enveri, shekujsh, ata nuk tunden!

 Tetorët, sa herë të vijnë, me ata Kombi rilind;

Çdo vit e shekull që kalon, me Ty, fort na lidh!

S’ka furtunë as suferinë, ta zgjidhë lidhjen tonë;

 Ty kombi, besën dhënë, motesh, sot e gjithmonë! Tiranë,

 

me 16 Tetor 2018.

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …