Isa Mulaj: 100 Vjetori i Poemës së Mehmet Akif Ersojit,

Për gjendjen katastrofave pas osmane (1912/13) të trojeve shqiptare, dhe në veçanti të Kosovës, shkruan bashkë kohaniku i këtyre ngjarjeve dhe nipi i fshatit Shushicë të Burimit, shkrimtari më i madh i letërsisë osmane (turke) Mehmet Akif Ersoj (1873-1936), në poemën e tij “Unë jam shqiptar”, të cilën në vijim po e japim të plotë.


 


Shkruar më 21 shkurt 1913. Në “Fletët” të përkthyer në shqip më 2009 nga LOGOS-A, Shkup, data e kësaj poeme është 6 mars 1913


 


Mehmet Akif Ersoy, SAFAHAT, istanbul, 1984, s. 203-206. Mehmet Akifi i revoltuar në tradhtinë e Qeverisë Osmane dhe në indiferencën e parisë shqiptare për katastrofën që i ra popullit shqiptar, e sidomos Kosovës, dha dorëheqje nga të gjitha postet që kishte në Stamboll dhe u tërhoq në Kajro, në koloninë shqiptare, ku jepte mësim nga Letërsia në Universitetin e Kajros. Aty edhe e shkroi këtë poemë kuptimplote, poemë kjo që është aktuale për të gjitha kohët: për të kaluarën, për të sotmen dhe për të ardhmen. Kjo poemë është njëkohësisht manifest, është porosi e çmuar për shqiptarët që kuptojnë e duan të kuptojnë, përndryshe …!! Skënder RIZAJ, f. 304-308.


 


UNË JAM SHQIPTAR 


 


Tre milionë njerëz po vuajnë nga tri koka pa tru,


Shiko, si po prehen baba! Ngrihu nga varri baba, ngrihu!


Të gjallët  nuk u erdhën në ndihmë, të paktën ti eja …


Shqipëria po digjet … Kësaj here  janë shumë të mëdha.


 


Kështu nga një llavë e vjellur e ferrit:


Llava përcëlluese i përfshiu të gjitha viset e vendit.


Ai është zjarri që nuk la pa shkymë asnjë oxhak!


A jo është stuhia që nuk la pa djegur e rrënuar asnjë kanak.


 


Kërkova një fytyrë të qeshur .. . A jo, vërtet, nuk po ekzistuaka.


Ekziston vetëm një shkretëtirë e braktisur, të themi pa za!


Tek familjarët as fytyrë të qeshur s’ka, të asnjëri as të folur s’ka;


Si pasojë e të gjithave as kufoma s’ka!


 


Nëse e ç’prushë hirin, nga përfundi jam i bindur,


Do të dalin dy-tre eshtra të kallur!


Baba, Nëna jote më e dashur 


A të bëhet viktimë e tre hajdutëve horrë?! 


 


Toka , të cilën e lëvroi gjyshi, ku edhe shpirtin e la, shkoi …


Ashtu shkoi që, tashmë nuk kthehet, i huaji e pushtoi.


Nëse do të ngritësh e këtë ta shohësh çfarë do të kishte bërë, vallë?!


Baba, mbi ‘varrin tënd’ kryqi a do të kishte qëndruar, vallë?!


 


Çfarë fatkeqësie: edhe po të kthehesh në fund të fundit,


Ushtari kroat mbi truallin tënd ndodhet!


Në atë tokë së paku një kujtim të kishte mbetur …


Toka është qarë, tyrbet e dëshmorëve janë fundosur.


 


Kudo që po ndodhem para syve po me del një fushë e përgjakur …


A je ti, apo përfytyrimi yt? Kosovë e pa përkrahur!


Ku është me mijëra herë i pushtimit tënd?


Ku është qëllimi i kalimit të rrugës shkatërruese e ‘rrufesë’ mbi


varrin tënd?


 


Ushtria ku është? Dëshmor sulltani , që flenë në zemër të saj , ku është?


Ah, kurbani triumfues ku është? Ai ku është?


Kështu, o varreza të dëshmorëve, duke iu puthur tokën, po ju bëjë lutje:


Të ti dy-tri pika të gjakut të (sulltan) Muratit a s’ kishte?


Ah varreza të dëshmorëve. Çfarë janë ato? Në Truallin tënd është bërë pijetore, a?


Kandilin (llambën) nuk po ta shoh, ku është? A është gotë e pijes, a?


Kush janë ata që në shtëpinë tënde flejnë me kasketë, a?


Ndoshta po gaboj? Jo, jo. Kjo është e vërteta, e vërteta.


 


A të prishi në gjoks shkelja e opingës së serbit?


A u prishen trajet ku janë shtrirë turbanët e mijëra dëshmorëve të vendit?


Kush çizmen e ushtarit më të poshtër do ta fshijë?


Në çdo vend a do të shpon kalimthi, posi coftinë?


 


Ja, flamuri trengjyrësh  mbi kokë t’u ka vuar,


Pse nuk e hoqi kjo popullatë, kush e ka penguar?


Ku është ajo pari   e kombit  që popujve  i shpalli dyluftim?


Nuk pashë në fushëbetejë njeri, madje asnjë njeri … Mjerim!


 


Dhe pastaj, për shkak të dinjitetit kombëtar, nëse ai cenohet:


Duke përjashtuar tre-pesë vetë, që kanë qëllime egoiste të tepruara


Gjaku i vrullshëm i heronjve veteranë a do të qetësohet?


Ja, dinjiteti kombëtar u shua, u shkatërrua.


 


Ju e dini: “Nuk mund të flas për sekretet e bijave të mia


As për emrin e gruas sime …  Madje do t’i mbys, mos pyet!”


Sepse, ushtarët  regjistrimin e popullsisë nuk e kërkuan


Ju e dini, as veprën e tyre inkuizitore  nuk e treguan.


 


Frikacakët  te prostitutet duke vrapuar,


As pallate e as shtëpi nuk lanë pa u futur,


O komb i robëruar, pavarësinë ku e ke?


Frikësohem, trualli do të prishet si lumi rrëke?


 


O, rrënjët e palidhura të pavarësisë, ku janë?


Të gjitha shpresat, mendoj, përjetë u shuan.


Ku je “Bashkim” i shkëlqyer, fantazi e lartë e krijuar?


Ty, madje me vite të hutoi ajo ëndërr e mallkuar.


 


Je në gjumë … Nëse do të zgjohesh, kanë për të zhdukur.


Truallin, mos e mbyti përnjëherë horizonti i mëngjesit të përgjakur?


Malaziasi hajdut, bullgari gjarpër, serbi gomar,


Pastaj greku qen, atdheun rreth e përqark e kanë rrethuar.


 


Ushtritë tona krejt do t’i shkatërrojnë,


Vendin tonë do t’na marrin, neve do t’na dëbojnë …


Disa nga anëtarë të familjes, të mbetur pa mbrojtje, po prehen;


Të tjerët, me njëmijë lloj mënyrash, po përdhunohen …


 


Njërin po e poshtërojnë e tjetrin po e vrajnë,


Ja, o ti popull i revoltuar, u këput kjo ime dorë,


Ty të provokuan me marifetet e tyre, tre, pesë të marrë,


Ja pra, pse nuk munda ta pres këtë të poshtër pasojë!


 


Kur, Islami ishte fe e popullsisë … Kombësia çfarë qe?


Eh sikur t’iu ndalosh shtrëngesën e madhe popullsisë sate,


“Shqipëria” çfarë është? Në drejtësi për të a ka vend?


Bëhet herezi, s’është gjë, përparo kombin tënd!


 


Arabi turkut, llazi çerkezit ose kurdit;


Persiani kinezit a i solli ndonjë të keqe? Në çfarë rasti?


Në myslimanllëk a krijohen të reja kombe? Si?


Pejgamberi e caktoi kushtin  e idesë së krijimit të kombit.


 


Përçarja është armiku më i madh i shpirtit të Pejgamberit;


Emri le t’i harrohet atij të marrë që e futë këtë në lslamijet!


Ky synim  që është i vjetër njëmijë e sa vjet,


Tani të folët përsëri për te a është drejt?


 


O, popull, tani i vdekur, zgjohu, agoi dita!


Ty të erdhen pa ezane , thuaj a të tingëllon kjo – këmbanë?


As arapllëku, as turkëllëku  nuk do të mbesin, hapi sytë!


Dëgjo fjalët e Profetit Lavdiplotë.


 


Turku pa arapin  nuk mund të jetojë. Ai që thotë mund të “jetojë” është i marrë!


Turku arapit  është edhe syri i djathtë, edhe dora e djathtë.


Bashkohuni, përkundrazi do të humbni, do të shkatërroheni,


As Qeveria nuk do të mbetet, për Zotin as dini.


 


“Qytetërimi”   moti si të huaj ju konsideron,


Njëherë me ju copëtuar, pastaj me iu gëlltitur dëshiron.


Shqiptarët po çuditën me ju , tani!


Çfarë është kjo politikë e përzier, kjo e prishur padituri?


 


Shumica prej jush  u mor vesh, rrugën e gabuar s’po e shihni …


Hajnin, që tani ju shërben si këshilltar, dëbojeni,


Dëgjoni këtë prej meje, që vërtetë, jam shqiptar …


Gjë tjetër s’mund të them … Ja, atdheu im është rrënuar!”

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …