Isa Mustafa e Hashim Thaçi nuk zënë dot vend në Kosovë

Në kohën kur situata politike dhe e ajo e sigurisë në Kosovë janë tensionuar deri në nivelin më të lartë, kryeministri, Isa  Mustafa dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, javën e ardhshme do të udhëtojnë për vizitë në Gjermani. Isa Mustafa do të vizitojë  dy prej landeve më të pasura por edhe më të goditura nga vala e refugjatëve nga Kosova në dimrin dhe pranverën e këtij viti, në Baden Wuerttemberg dhe në Bayern. Është parashikuar që Mustafa një ditë të qëndrojë në Shtuttgart dhe një ditë në Munih. Zëvendës-kryemnistri dhe Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Hashim Thaçi të martën, me 24 nëntor, do të qëndrojë në Berlin.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …