Isa Mustafa

Isa Mustafa: Le të provojë zonja Vjosa Osmani nëse Serbia e pranon rolin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Asociacionin

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i është përgjigjur kryetares, Vjosa Osmani, e cila mbrëmë në një debat televiziv hodhi akuza të ashpra në drejtim të tij për çështjen e Asociacionit. Ajo tha se ish-kryeministri Mustafa dhe aktorët e tjerë të asaj kohe, të cilët kanë nënshkruar Marrëveshjen e Asociacionit, “kanë rrezikuar raportet me miqtë ndërkombëtarë. Isa Mustafa, duke folur për lajmi.net,  ka thënë se “punët e shtetit nuk bëhen ashtu siç i komenton Osmani”. Marrëveshja e nënshkruar nga ai e njeh si “arbitër” kryesor Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për çështjen e Asociacionit. Në këtë kontekst, Mustafa i ka çuar porosi Osmanit se punët e shtetit nuk bëhen me logjikën “hajt se ndoshta”, por ju provoni edhe një herë, nëse Serbia e pranon rolin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe e nënshkruan një dokument të tillë ose tjetër”, ka thënë Isa Mustafa, në përgjigjen e tij drejtuar Vjosa Osmanit.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja me mesazh për VV-në në Kuvend: “Respektoni Kushtetutën, konstituoni Kuvendin”

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës janë paraqitur sërish në sallën e Kuvendit, duke kërkuar vazhdimin …