Mustafa: Kufijtë nuk ridefinohen me referendume të anshme e as me konferenca për medie

Isa Mustafa: Nuk mund t’i marrim 8.200 hektarë tokë Malit të Zi për persona privatë të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa duke komentuar takimin me ambasadorët e Kuintit, thotë se Kosova nuk mund të ia marr[ 8200 hektarë Malit të Zi. “Në mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk ka tokë të askujt. Çdo tokë e ka titullarin e pronës dhe është e evidentuar ose në komunat e Kosovës ose në ato të Malit të Zi. Ne nuk do të mund t’i marrim 8200 hektarë, për të cilat pretendohet, nga personat privat dhe publik që i kanë të evidentuara në Mal të Zi pa pëlqimin e këtyre pronarëve dhe të Shtetit të Malit të Z“. Ai  ka insistuar se qeveria e Kosovës nuk do të japë asnjë pëllëmbë tokë me të cilat ka administruar Kosova dhe Komuna e Pejës. Por megjithatë ai thotë se nuk mund ti japim të drejtë vetes, që pronat e pronarëve të cilat i kanë të evidentuara dhe administrohen në komunën e Rozhajës apo të Plavës, ti shpallim prona të Kosovës.Kryeministri ka thënë se në fillim të javës tjetër Komisioni do ta bëjë publike për opinionin evidencën e të gjitha këtyre zonave kadastrale nga pjesa e Malit të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

Agim Shahini: 600 biznese u larguan në Shqipëri – Kapitali po ikën, Kosova po dobësohet

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka ngritur shqetësime serioze për ikjen masive të kapitalit vendor jashtë …