Enver Hasani

Enver Hasani: Plani i Ahtisarit nuk e ka definuar kufirin me Malin e Zi

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se Plani i Ahtisarit nuk e ka definuar kufirin me Malin e Zi. Ai ka shkuar se Plani Ahtisaari asnjëherë në publik nuk e ka pasur si aneks një hartë topografike si bazë ligjore për delimitim. Plani Ahitisaari në nenin e tij 3 [Kufijtë] të Aneksit VIII [Siguria] flet për kufijtë e Kosovës sipas vitit 1988 si bazë për delimitim. Një dispozitë e tillë do të kishte kuptim valid vetëm sikur Plani Ahtisaari ta kishte si aneks të vetin një hartë topografike të përmasave 1:50000, e cila si e vetme tregon vijat kufitare delimituese. Plani Ahtisaari asnjëherë në publik nuk e ka pasur si aneks një hartë topografike si bazë ligjore për delimitim. Një aneks të tillë të hartës së përmasave 1:60000 e ka Marrëveshja e Dejtonit e vitit 1995. Ky është standardi ndërkombëtar sipas të cilit hartat kanë vlerë provuese vetëm nëse janë pjesë përbërëse e një marrëveshjeje ndërkombëtare. Në çdo rast tjetër, hartat kanë vetëm vlerë interpretuese.

Komisioni Shtetëror nuk i ka marrë fare parasysh hartat topografike të institucioneve relevante ish jugosllave, siç ka qenë “VGI”, të cilat sipas ligjit të vitit 1988 kanë qenë kompetente për hartat topografike. Në dokumentacionin e Komisionit Shtetëror fare nuk ka harta topografike të përmasave relevante dhe me baze ligjore si më sipër. Kjo është e papranueshme ligjërisht.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …