Isa Mustafa

Isa Mustafa: situata në veri është tepër serioze dhe e rrezikshme derisa tre krerët e shtetit janë jashtë vendit

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka reaguar për situatën në veri. Ai ka thënë se situata në veri të Kosovës është tepër serioze dhe e rrezikshme. “Në një situatë të tillë, Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë. Nuk mund të dërgojnë mesazhe, njëra nga New Yorku, tjetri nga Shkupi e nga Budapesti, kurse Njësitë Speciale të Policisë të Kosovës të mbesin të mbërthyera në Jarinje e Bërnjak nën kërcënimin e helikopterëve, avionëve e tanksave të Serbisë. Kjo sjellje është joserioze dhe e pafalshme”, ka shkruar Mustafa. Ai ka theksuar se bë momente të tilla do të duhej të thirret Këshilli i Sigurisë nga presidentja e vendit dhe të ndërmerren masat e nevojshme duke u koordinuar me partnerët tanë, SHBA, BE, KFOR-in dhe institucionet relevante në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …