Kryeministri Kurti: Veprimet që do t'i ndërmarrim do të jenë në përputhje me situatën e sigurisë

Kryeministri Kurti: Veprimet që do t’i ndërmarrim do të jenë në përputhje me situatën e sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për imazhet e publikuara sot në media të kinse tankeve serbe që lëvizin drejt Jarinjës. Kurti ka thënë se jo gjithçka që shihet në imazhe është e vërtetë, dhe se ato mund të jenë të vjetra. “Nuk është gjithcka që e shihni në video e këtyre ditëve. Jo të gjitha janë lajme të vërteta aq më pak të sakta. Nuk bën të biem pre e propagandës së Serbisë. Veprimet që i ndërmarrim do të jenë në përputhje me situatën e sigurisë. Vetëm kur bëhet vlerësimi i situatës ne mund të themi se çka e kur do të bëjmë”, ka thënë ai. Tutje, Kurti ka thënë për fluturimin e avionëve dhe helikopterëve se nuk kanë pritur diçka më të mirë nga Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …