Isa Mustafa: Vetëm diletantët ose të manipuluarit mund ta quajnë Kuvendin e konstituar

Ish- kryeministri Isa Mustafa ka vlerësuar se vetëm diletantët ose të manipuluarit mund ta quajnë Kuvendin e konstituar. Ai ka shkruar më tutje se “Kosova nuk guxon ti nënshtrohet politikës dhe logjikës “me kushtetutë e pa kushtetutë” sepse ne e kemi përjetuar këtë dhe e dimë se ku mund të çojë kjo sjellje!”. Nëse lexohet, Kushtetuta thotë se Kuvendi konstituohet me zgjedhjen e kryetarit dhe tre nënkryetarëve nga tre partitë e para të dala në zgjedhje, të një nënkryetari nga komuniteti joshumicë serb dhe një nënkryetari nga komunitetet tjera joshumicë joserbe. Pa u përmbushur këto zgjedhje, vetëm një diletant ose një i manipuluar, i cili vepron kundër rendit kushtetues, pritet të konstatoj se e konsideron të konstituar Kuvendin”, ka shkruar ish kryeministri, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Sali Bislimi nga protesta në Strasburg: “Zëri ynë nuk ndalet deri në lirimin e çlirimtarëve”

Pas një varg protestash të mbajtura në disa qytete evropiane, kërkesat për lirimin e ish-krerëve …