Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Afrim Kasolli, kritikoi politikën përçarëse e mashtruese të kryeministrit, Albin Kurti

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Afrim Kasolli, ka kritikuar politikën përçarëse e mashtruese të kryeministrit, Albin  Kurti, të cilën  po e zhvillon me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Duke folur për këtë rast, veprimin  e tillë e ka krahasuar me atë që ka bërë Sali Berisha në vitet e 90-ta, të cilit  kur i ngushtohej hapësira për manovrim të brendshëm, përpiqej të përfitonte politikisht duke i përdorur politikanët shqiptarë që jetonin jashtë shtetit dhe  duke e përkrahur herën njërin lider kundër tjetrit. Pas dështimit të turpshëm me Blerim Rekën i është kthyer përsëri kësaj aventure politike. Afrim Kasolli thotë se kjo është lojë të rrezikshme e cila bie në kundërshtim me traditat e projektit modern nacional shqiptar. Albin Kurti po gjen mbështetje edhe të politikanët  mediokër sikur  është kryetari i Tetovës, i cili deklaroi në tubimin e mbrëmshëm se Albin Kurti është kryeministër i gjithë shqiptarëve. Maqedonia e ka Ali Ahmetin liderin kryesor të shqiptarëve, dhe pa orientimin e tij të qartë kombëtar dhe strategjik, Maqedonia e Veriut sot nuk do të ishte në NATO as në rrugën e integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Afrim Kasolli.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …