leoni

Ferat Shala

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ferat Shala sot intervistohet në Gjykatën Speciale në Hagë

Deputeti i Kosovës nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, sot do të intervistohet në Gjykatën Speciale në Hagë. Paralajmërimin ai e ka bërë para disa ditësh. Si njëri ndër eprorët e UÇK-së, ai ka thënë se nuk e heq asnjë shkronjë nga e kaluara e tij. “Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndi më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së! Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime”, ka shkruar Shala, Ai ka falënderuar trungun e tij familjarë që e ka edukuar në rrugën e drejtë karshi popullit dhe atdheut. Shala ka shprehur falënderim dhe mirënjohje edhe për të gjithë bashkëluftëtarët, dëshmorët dhe heronjtë për sakrificën sublime që ata kanë bërë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Von der Leyen i tregoi Kurtit se është kryeministër ilegal

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas vizitës së presidentes …