Ish i arrestuari, Irfan Lipovica, është përzgjedhur për pozitën e Drejtorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit

Ish i arrestuari, aktualisht nën hetime për keqpërdorim me rezerva shtetërore, Irfan Lipovica, është përzgjedhur për fazën finale të konkursit për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit. Ky konkurs është menaxhuar nga ministrja, Rozeta Hajdari. Dokumenti i datës 5 gusht 2024 konfirmon se në listën e kandidatëve janë Lipovica dhe Zef Dedaj, i cili thuhet se është vendosur aty për të përmbushur kushtet ligjore, ndërsa është premtuar një pozitë tjetër për të. Irfan Lipovica ishte arrestuar në gusht të vitit të kaluar dhe akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe shpërdorim të fondeve të rezervave shtetërore, duke dëmtuar buxhetin e Kosovës me mbi 600 mijë euro. Ai ka refuzuar të komentojë për këtë çështje, po ashtu edhe zonja  Hajdari nuk ka pranuar të komentojë as për këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …