Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj u deklarua i pafajshëm gjatë paraqitjes së tij, në Gjykatën Speciale

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj u deklarua i pafajshëm në paraqitjen e tij në Gjykatën Speciale. Ai u arrestua javën e kaluar lidhur me një aktakuzë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Në operacion  u arrestuan edhe ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu. Të gjithë të akuzuarit tashmë i kanë bërë paraqitjet e tyre të para në gjykatë lidhur me këtë aktakuzë. Ish-ministri Kuçi dhe Fazliu u deklaruan gjithashtu të pafajshëm. Thaçi dhe Smakaj nuk u deklaruan menjëherë, duke shfrytëzuar kohën që gjykata ua jep lidhur me deklarimin.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së mbështet protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për të drejtën e gjuhës amtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka shprehur mbështetje të fuqishme për studentët shqiptarë …