Ish-kryetari shumëvjeçar i Burimit, Haki Rugova, vdiq papritmas në mëngjesin e sotëm. Haki Rugova ishte aktualisht kryetar i Degës së LDK-së në Burim, ndërsa për shumë vjet ka qenë edhe nënkryetar i LDK-së në nivel të përgjithshëm. Sot, më 09.03.2022, e mërkurë, ka ndërruar jetë ish-kryetari i Komunës së Burimit , Haki Rugova, në moshën 65-vjeçare. Haki Rugova ishte kryetar i Komunës së Burimit për tri mandate radhazi, 2010 – 2021.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
