leoni

Nexhat Rexha: NGJYRAT E GJAKUT NË ANALET E PËRJETIMEVE

Nexhat Rexha: NGJYRAT E GJAKUT NË ANALET E PËRJETIMEVE

(Prof. Dr. Nusret Pllana: “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”Botimi i pestë, Prishtinë, 2013, fq.616.)

Teoria e  botës njerëzore në kupitujt e zhvillimeve shoqërore i ka rrënjët e saj në lashtësi, ato rrjedhin si ujërat e përrockave me shtrirje të rrjedhës së tyre, për të  hyrë në  fuqinë e  lumenjve  të mëdhenj. Në këto rrjedha bota shqiptare ishte lumi më gjatë në  Evropë. Rrjedha e saj u mbulua nga vëshrimet e ndryshme historike, të cilat u shfrytëzuan me mjegullën e erërat e furishme  në për dekada gjatë shekujve. Në këto rrjedha e stuhi motesh , e në këtë frymë vjen edhe libri i Prof.Dr. Nusret Pllanës “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”.

 Në këto vlime kohësh, dhe për fat të keq gjithnjë në dëmë të çështjes shqiptare faqet e këtij libri mbulojnë faqet e librit me ngjyrat e dhembjeve  nëpër  këto periudha kohore.

Në parathënen e librit janë dhënë  në pika të shkurtëra  pjesë të ngjarjeve  që nga viti 1844, kur Ilia Garashanin  zyrtarizon në mënyrë institucionale gjenocidin mbi shqiptarët  e Toplicës dhe pjesëve tjera shqiptare. Për të rikujtuar se ngjarjet e konferencat e ndryshme  që do vijnë, gjithnjë dëmtojnë deri në zhdukje pronarët e tokave shqiptare. Terrori,dhuna mbi shqiptarët nga politika  institucuionale serbe dhe ruse nuk ndaluan deri në ditët tona. Kur autori Nusret Pllana në librin e tij “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”, ka  fokusuar këto diktate të zhduljes më barbare të popullatës shqiptare pa zhgjedhur moshë nga pushtuesi serb, nga viti 1844-1999. Në faqet e këtij libri njeriu i vëmendshëm ka mundësi të shoh, përjetojë nga afërsia kontinuitetin e dhunës gjenocidiale  mbi popullatën shqiptare nga serbet nëpër kohë të ndryshme.

Autori i librit, lexuesit të sotëm i  ka ofruar faktografi me fotografi, të cilat flasin mjaftueshëm për barabrinë serbe mbi popllatën shqiptare  gjatë këtyre dy shekujve. Libri hapet me fotografinë ”Muhaxherët shqiptarë të dëbuar nga trojet e veta, të cilat shtriheshin deri te Molla e Kuqe e Sanxhakut të Nishit, ku përfshihen territoret e Toplicës dhe të Prokuples, të aneksuara gjatë viteve  1877-1878, nga Principata e Serbisë”. Periudha kur shqiptarët filluan unifikimin e tyre për herë të parë, pas vdekjes së Skenderbeut, me Lidhjen Shiptare të Prizrenit. Fuqitë e mëdha  dhe Kongresi i Berlinit  copëtuan tokat shqiptare , nga konfenca në konferncë, që do vijnë njëra pas tjtrës deri në Luftën e Dytë Botërore. Libri brenda faqeve të saja,  ka kronologji të  fotografive në disa pamje, ato flasin vetë për këto shfaqje të kohëve. Njeriu  i ndërgjegjes shikon e verifikon dhembjen dhe krenrainë, po pse vjen humbja, shtrohet pyetja?, sepse terrori i Serbisë ka  vrarë rrugën e lirisë dhe njeriun e sakrifës në të gjitha fushëveprimet e veta, me ndihmëne skenareve mbështetëse të Pernadorisë ruse. Padyshim se  tokat shiptare dhe krerët e përkushtuar  nëpër këto luftëra  u vran tinëzisht, në forma e mënyra e metoda më barbare. Kurse terrori që bota nuk e njohu apo nuk deshti të e kuptojë të vërtetën për popullatën shqiptare,  fletë në libër përmes pamjeve që na sjell autori në të. Vrasja e  fëmijëve dhe femrave  deri në aktet më ç`njerëzore. Vrasjet dhe dhuna e popullatës së pafajshme shqiptare, viktimizohet në të ardhmen e tyre nga elaboratet njëpasnjëshme serbe,ata kurorëzonin dëbimin e shqiptarëve nga tokat e tyre  për në Turqi dhe kjo arrihet me mjete të dhunës e masakrave .

Politka e digjiruar nga kisha ortodokse serbe dhe politike shtetëtore luanin rolet e tyre në funksionim të mekanizmave mashtruese ndaj botës, përmes formave të ndryshme. Këto mekanizma prodhonin pastirimin etnik të njeriut tonë nga toka jonë. Kështu, autori me këto pamje rrënqethëse nuk flet me fjalë, në realitet fotografia flet vetë, kjo edhe i ka munguar  historiogrfaisë shiqptare për të plasur të verteten e vet nëpër intistucionet shkencore Evropiane e Botërore. Kur ne nuk kemi qenë aty ku duhet të ishim, këto pamje e këtë gjenocid serbët e kanë shfrytëzuar përmes dhunës e tyre si model, se gjëja shqiptarët kanë kanë bërë kështu.

Siç është ndërtimi i Çelekullës së Nishit me kokat e luftëtarëve shqiptarë. Kur para botës kafkat tona i kanë interpretuar si kafkat e tyre, gjëja se ata pësuan nga luftrat turke.

Largimi i Perandorisë Osmane nga tokat tona

Politika serbe ka përfituar nga kjo luftë. Lufto shqiptarët dhe fito serbët, duke i vra krerët shqiptarë të ktëtyre luftërave. Kuptohet gjithnjë me ndihmën e perandorisë ruse dhe fuqive të mëdha, duke shfrytëzuar të gjitha mekanizmat e mundshëm në dëm të çështjes shqiptare.

Moslejimi i hapjes së shkollave në gjuhën shqipe dhe  dëbimi nga vatrat e tyre, qe projekt i pandërprerë i ideatotrëve serbë, si : Ilija Grashanin,Vasa Çëbrilloviq,Ivo Andriq, Aleksandër Rankoviq e shumë te tjerë, me misone me perfide deri te kasapi i Ballkanit Sllobodan Milosheviq,arritën të torturojnë mendimin politik shqiptar.

E vëreteta shqipatre  mbulohej me pluhirin e kohës edhe pse kishte zëra të ndërgjegjës  që artikulonin si pjesë të këtyre padrejtësive ndaj botës shqiptare, ato hermetizoheshin nga politke serbe përmes mekanizmave të shumtë që kishte vë në funksion  politika serbe.  Njëren nga këto periudha e përshkruan, Leo Frojndlih në Librin e tij “Golgota Shqipatre”,  qysh më 1912,ai  shkruan se shiptarët janë injoruar nga  komuniteti ndërkombëtar: “Krime të turpëshme janë kryer mbi vajza dhe gra. Mbi vajza deri në 12-13 vjeç, në Gostivar e Tetovë”. Gjithashtu në Gjilan,ku shqiptarët nuk e mbrojtën veten, e tërë popullata u shfaros ose me plumb, ose duke u djegur të gjallë.Të vetmit që mbijetuan ishina ata që mundën të iknin.  Këto të dhëna e skena rënqethëse bota nuk i dinte apo nuk deshti t`i dije. Mirëpo, gjithnjë pas këtyre skenave, qëndroi e punoi diplomacia serbe dhe ato nuk u kuptuan atëherë kur duhej të dihej.

Lufta e Dytë Botërore dhe rendi i ri, përsëri  krijoi fatin e ndarjes së tokave shqipatre,  dhuna e terrori sikur nuk e shkëputi hallkën e zinxhirit të nëpërkëmbjes së njeriut tonë, kur përfundimisht, më 23 marsit të vitit 1989, me Kustetutën e tankseve  Serbia krijoi mekanizma te zhdukjes së tërësishme të qenies sonë.

Pamjet e fotografive në libër saktësojnë orgjinalitetin më autetntik të historisë njerëzore. Nusret Pllana me këtë vepër ka kthyer vëmendjen e opinionit paqëdashës botëror, të  terrorit serb mbi shqiptarët e Kosovës, në realitet  ky liber rikthen në retrospektivë shprishjen e dekadave të masakrave serbe ndaj popullatës sonë. Lexuesi  i kujdesshëm shqiptarë në këto pamje, ruan në kujtesë  këto masakra për të arkivuar në memorien e tij  të kaluarën e dhembshme.

Ndërsa lexuesi i huaj më keto pamje të librit merr informacione të qarta mbi terrorin serb ndaj popullatës shqiptare, të cilat janë autentike dhe ato me origjinalitein e tyre krijojnë mundësi për të dhënë e marrë informacione historike.

Libri i Nusret Pllanës “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999” brenda kopertina begaton historinë shkencore, atë vendore si dhe atë ndërkombëtare, e cila i ka munguar shkencave historike, sepese politika dhe diplomacia serbe, krimet e veta i ka mbuluar në pluhirinë e historisë. Dhe kështu bota e civilizuar nuk nuk ka mundur të kuptojë të vërtetën shqiptare, ani pse shumë personalitete  Evropiane, kanë shkruar mbi këtë terror e dhunë serbe si; Edit Durhami.Millan Shuflai e disa të tjerë,e disa nga këta kanë pësaur në likuidim fizik nga dora e zezë serbe.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës dhe karakteri i saj, ka ngjallur asociacione për të njohur këtë dhunë gjakpirëse të shtetit serb.Edhe vetë autori i këtij libri ishte njëri njëri nga ata që kaloi nëpër këtë rrugë sa të vështirë, po aq edhe krenare në këtë luftë. Pamjet makabre, janë dëshmia më e mirë për të konstatuar rrjedhat e represionit serb deri në kanibalizëm. Libri në  tërësinë e pamjeve krijon  mundësinë e prekjen e gjërave  në disa pamje e përjetime, ato si të këtilla i shërbejnë botës së civilizuar, se  shteti  serb ka instrumentalizuar terror të pa parë në histirinë njerëzore dhe bota , tani e ka në arkivat e saj këtë material dëshmi. Libri ndihmon diplomacinë shqiptare dhe atë ndërkombëtare me të vërtetat që ofron Nusret Pllana. Ky material faktografik komunikon me  mendimin e Henri Kisnxherit, politikan amerikan me përmasa nderkombëra, kur ai në librin e tij “Diplomacia”,ai thotë: “Studimi i historisë nuk ofron tekste udhëzimesh, që mund të zbatohen automatikisht; historia të mëson me anën e analogjive, duke hedhur dritë në pasojat e mundimshme për situata të ngjashme. Por çdo gjeneratë, në fakt, duhet të përcaktojë vetë cilat rrethana janë të krahasueshme

Konsiderojme se  brendia e librit  komunikon bukur me mezazhin e Kisinxherit, kështu këtë mungesë të fakatogrfisë historiografike e  ka ploësuar me elegancë e dije shkencore Nusret Pllana. Për të mos e lënë anash histroinë dhe për të mos e braktisur  veten nga historia njerëzore, libri i ka këto kondita shkencore dhe ato si të këtilla japin pamje të imazhit e peizazhit të natyrshëm të njeriut e të vendit tonë. Libri përmes pamjeve, krijon  e ruan në vete visarin kohor e historik të kombit tonë, me  një galeri personazhesh e ngjarjesh, të cilat  frymëzojnë  penat e ardhshme për të jetësua ketë realitet në faqet  e librave të ndryshme.  Pra, në libër  gjejnë frymëzim deri në pafundësi:  shkrimtarët, historianët, sociologet, piktoret, këngëtarët e deri te fuqia diplomatike nderkombëtare, sepse, secila fotografi ka dhembjen e ngjyrën e  gjakut deri në ngrirje të fjalës. Çdo fotografi brenda kopertinave  të këtij libri, përmban në vete një libër të veçantë. Padyshim se me ketë vepër, autori ka plotësuar mungesën e madhe për botën  e mendimin akademik, shkencor në përmasat botërore, aty ku merret e jepet mendimi i mirëfilltë politik për të mirën e  njerëzimit. 

Libri kërkon përkrahje edhe me institucionale në financim, shpërndarje në të gjitha bibliotekat e botës dhe është e nevojshme përkthimi i tyre  edhe në shumë të tjera.

Libri i Nusret Pllanës : “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”, është pasaporta më e saktë për shqiptarët e Kosovës. Libër, i cili jep mundësi  për njohje më të thella të realitetit shqiptar nëpër kohë

Dardanë,  më 7 mars 2022

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Libri i Ismet Begollit: Analiza,  kumtesa, poezi, politikë”, është një përmbledhje e veçantë krijuese, në …