Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe ai ukrainas, Dimitro Kuleba, do të takohen në Turqi, ka konfirmuar Kremlini

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe ai ukrainas, Dimitro Kuleba, do të takohen në Turqi, ka konfirmuar Kremlini

Ky do të jetë takimi i parë mes tyre, prej kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Lavrov do të marrë pjesë në një forum diplomatik ndërkombëtar në Antalia dhe “kontakti” i tij me Kuleban planifikohet të ndodhë atje, ka raportuar agjencia e lajmeve RIA Novosti, duke cituar zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova. Takimi ishte propozuar nga ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu, sipas të cilit takimi  i tre diplomatëve do të mbahej  në një tavolinë. Deri më tani është raportuar se takimi do të ndodhë më 10 mars, derisa forumi diplomatik do të nisë më 11 mars. Bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës kanë qenë sfiduese deri më tani, pasi ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje. Delegacionet e të dyja palëve kanë zhvilluar tri runde të negociatave në Bjellorusi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …