Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka thotë se dorëheqja e kryetarëve në veri është mënyra e vetme për mbajtjen e zgjedhjeve

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka thotë se dorëheqja e kryetarëve në veri është mënyra e vetme për mbajtjen e zgjedhjeve

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se mënyra e vetme dhe më e drejta për mbajtjen e zgjedhjeve ne veri do të ishte që kryetarët aktual në katër komunat në atë pjesë të Kosovës të dorëzojnë mandatet e tyre. Ajo tha se edhe dorëheqja me presion do te nënkuptoni shkelje ligjore. “Natyrisht se dorëheqja është mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë e shpalljes së zgjedhjeve të reja, sepse në momentin që kryetarët do të jepnin dorëheqje, do të fillonin procedurat ligjore për shpalljen e zgjedhjeve dhe do të vazhdonin ashtu siç janë mbajtur edhe më herët. Megjithatë, dhënia e dorëheqjes duhet të jetë një akt vullnetar i kryetarëve të komunave, sepse në të kundërtën, çdo dhënie e dorëheqjes në mënyrë të pavullnetshme do të konsiderohej shkelje dhe se ata kryetarë nën presion kanë dhënë dorëheqje”, ka deklaruar Daka.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …