Brickos

Islam Ali Rekaliu (2.6.1975 – 19.9.1998)

Islam Ali Rekaliu (2.6.1975 – 19.9.1998)

Në familjen Rekaliu të fshatit Gegaj (ish-Dobratin) të Besianës, më 2 qershor të vitit 1975 u lind dëshmori i kombit, Islam Rekaliu. Bashkshortët Ali dhe Nazmie Rekaliu përpos dëshmorit të kombit kishin edhe vajzën, Kimeten dhe djalin Avniun. Islami ishte vetëm dy vjeç kur i vdes e ëma.

Dëshmori i kombit, Islam Rekaliu, shkollimin fillor e kreu në vendlindje në shkollën fillore të fshatit, “Esad Mekuli”, ndërsa shkollimin e mesëm e kreu në Besianë, në shkollën teknike “Isa Boletini”.

Qysh si nxënës i shkollës së mesme shpreh interesim të kyçet në aktivitetet kombëtare. Ishte pjesmarrës i të gjitha demonstratave dhe protestave që atëbotë organizoheshin në trevën e Llapit kundër okupatorit të vendit. Në frymëzimin e tij atdhetar kishte ndikuar edhe tradita e familjes, nga gjiri i së cilës rrjedhte edhe veprimtari i dalluar Xheladin Rekaliu, pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1968 në Kosovë.

Kontaktet e para me UÇK-në, Islami i pati në mars të vitit 1998, ndërsa në radhët e saj hyn në maj të vitit 1998. Kur UÇK -ja ngriti bazat e saj në Shalë të Bajgorës, Islami pa hezituar u ngjit maleve dhe arriti në Bajgorë, atje ku luftëtarët e lirisë bënin ushtrimet ushtarake dhe përgatiteshin për luftë kundër okupatorit serb.

Që nga 1 korriku i vitit 1998 për të kryer ushtrimet e nevojshme ushtarake u gjend i rreshtuar në njësitin e UÇK-së që udhëhiqej nga komandanti Ismail Revuçi – “Mësuesi”. Ishte i sistemuar në njësitin e fshatit Gegaj por çdo herë i gatshëm t’u shkojë në ndihmë shokëve kudo që paraqitej nevoja.

Më 15 shtator të vitit 1998, kur filloi beteja e njohur si Beteja e Kaqanollit, Islami ndodhej në shtëpi dhe me të dëgjuar krismat e para, bashkë me kushëririn e tij, Selimin, me të cilin kishin kryer ushtrimet ushtarake, ngjesh armët dhe niset rrugës për te shokët e tyre, në Qafën e Kaqanollit.

Në rrugë e sipër zhvillojnë luftë të rreptë kundër pjestarëve të okupatorit dhe në dyluftim të befasishëm, të dytë bien heroiksiht në vendin e quajtur “Prapshtia e Zabelit” në fshatin Gegaj. Më 25 shtator 1998, me nderime të larta ushtarake. dëshmorët Islami e Selim Rekaliu, u varrosën në fshatin Gegaj në varrezat e lagjes Rekaliu, Hordhitë serbe, më 15 shtator të vitit 1998 ia mësynë të depërtojnë në Shalë të Bajgorës nëpërmes të fshatit Gegaj (ish – Dobratin) mirëpo në Rrafshnaltën mbi Gegaj, në Qafën e Kaçanollit ishin të pozicionuar luftëtarët e lirisë dhe aty për tri ditë me radhë, forcat armike u sfiduan me forcën e armëve. Këto forca sulmuan pozicionet e UÇK -së në Qafën e Kaçanollit, aty ku bashkohet Llapi me Shallë.

Beteja e Kaçanollit, ishte një nga fitoret më të mëdha të UÇK-së jo vetëm në planin ushtarak, por edhe dtë moral. Kjo fitore e UÇK-së erdhi në një moment shumë të rëndësishëm, sepse ajo në njëfarë mënyre ishte përcaktuese e rrjedhës së mëtejme të luftës në këtë trevë. Për këtë arsye forcat serbe edhe kishin angazhuar forca të shumta për të zhdukur UÇK -së në këtë pjesë. Qëllimi i armikut ishte shkatërrimi i UÇK-së, si dhe shkëputja c lidhjeve në mes dy zonave operative, të Llapit dhe asaj të Shalës. Në luftimet e kësaj beteje ranë shtatë dëshmorë të kombit, por UÇK-ja u bë më e fortë. Morali i saj po ngrihej edhe më lart, radhët e vullnetarëve për t’u radhitur në këtë formacion ushtarak u shtuan edhe më shumë, si dhe bindja e krijuar nga populli për  UÇK -në ishin fakte që tregonin mjaft mirë për suksesin e Betejës së Kaçanollit.

Gjatë këtyre luftimeve ku forcat e UÇK-së treguari trimëri të rrallë dhe korrën suksese të mëdha në luftë kundër armikut të cilit i shkaktuan humbje të mëdha si në njerëzashtu edhe në teknikë luftarake.

Në këtë betejë bashkë me Habib Zekën, Bekim Lushakun, Fadil Sejdiun, Nazmi Zhegrovëu, Bekim Maliqin, Selim Rekaliun, ra edhe  Islam Rekaliu. Në vendin e luftimit e të rënies së tyre sot qëndron lapidari, që ruan kujtimin për këta dhe dëshmorët tjerë, që ranë në betejat e kësaj treve shqiptare.

Pos këtyre dëshmorëve në këtë betej u plagosën edhe tetë luftëtarë të lirisë: Hyzri Talla, Fatmir Jaha, Fatos Sfishta, Esat Selimi, Lulzim Namani, Abdullah Mustafa, Feti Aliu dhe Kujtim Alija.

Në këtë betejë forcave policore ushtarake e paramilitare gjatë luftimeve u janë shkaktuar humbje të mëdha si në njerzë ashtu edhe në teknikë lufrarake. Gjatë tërheqjes me shumë humbje, nga vendi i luftimeve, armiku hakmerret ndaj popullatës civile shqiptare, me ç’rast në fshatin Gegaj masakroi 11 veta, kurse në Anallap (ish – Bajqinë ) dogji gjashtë të tjerë. Në mesin e popullatës civile të masakruar në këtë ofensivë çetnikët serbë vranë edhe axhën e Islamit, Maksutin.

Pas Iuftës familja e dëshmorit Islam Rekaliu  u nderua me mirënjohje nga Qeveria e Përkohshme, nga UÇK-së, ZOLL-it, nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së. (M. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Faik Guri (2.7.1970 – 22.4.1999)

Feriz Guri u lind më 2 korrik të vitit1970 në fshatin Nikaj të komunës së …