Islamik Relief Worldwide-Zyra në Kosovë vazhdon përkrahjen për Komunën e Hanit të Elezit

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune Albulena Gashi Koordinatore e projekteve në Islamik Relief Worldwide-Zyra në Kosovë me bashkëpunëtorët e sajë. Takimi është realizuar me qëllim të nënshkrimit të “Marrëveshjes së Bashkëpunimit” fazës së dytë, ndërmjet Islamik Relief Worldwide-Zyra në Kosovë dhe Komunës së Hanit të Elezit. Qëllimi i kësaj marrëveshjes është të përcaktojë formën e bashkëpunimit mes Islamik Relief Worldwide-Zyra në Kosovë dhe Komunës me qëllim të implementimit dhe finalizimit të projektit që ka për qëllim ofrimin e shërbimeve shëndetësore me rastin e vizitave mjekësore nga ana e stafit shëndetësorë, pa pagesë për të gjithë banorët e komunës, me fokus në vizita në shtëpitë e tyre, të lehonave dhe foshnjave, personave me aftësi të ndryshme, personave me sëmundje kronike si dhe personave të moshës së shtyrë. Me këtë projekt, QKMF “Dr.Menduh Kaloshi” do të angazhojë 11punëtorë, staf plotësues prej të cilëve 3 mjek/e,7 infermier/e si dhe një vozitës. Do të jenë afër 750 gra me foshnjet e tyre, 5000 persona të moshës së tretë, gra dhe burra si dhe 1000 persona me aftësi të kufizuara të ndryshme që do të përfitojnë nga këto shërbime shëndetësore gjatë vitit 2020. Për Kryetarin e Komunës Rufki Suma, kjo ndihmë dhe përkrahje e Islamik Relief Worldwide-Zyra në Kosovë është jashtëzakonisht e çmuar në kohën kur shëndetësia përveç shumë problemeve tjera po përballet edhe me pandeminë e Korona virusit. Kryetari Suma në emrin e tij personal por edhe në emrin e banorëve të Komunës së Hanit të Elezit falënderoi Islamik Relief Worldwide-Zyra në Kosovë për këtë përkrahje.

Kontrolloni gjithashtu

U asfaltua rruga në lagjen Veli-Miftari në fshatin Jezerc

Në komunën e Ferizajt u asfaltuan  mbi 1 kilometër rrugë në lagjen Veli-Miftari në fshatin …