Isme Humolli: Kemi një rënie të lehtë të rasteve gjatë javës së fundit por nuk guxojmë të relaksohemi pasi mund të jetë një rënie false

Isme Humolli: Kemi një rënie të lehtë të rasteve por nuk guxojmë të relaksohemi pasi mund të jetë një rënie false

Isme Humolli, përfaqësuese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, thotë se bashkëpunimi me institucioneve e Kosovës ka qenë shumë i mirë. Ajo shpreh shqetësim për numrin e lartë të rasteve aktive pasi janë më shumë se 3 mijë persona dhe mund të konsiderohen vatra të përhapjes së virusit. “Jo vetëm Kosovë, por edhe rajoni duhet të vazhdojë me masa kufizuese. Vendosja e maskës dhe mbajtje e distancës është detyruese. Lirimi i masave nuk rekomandohet. Kemi një rënie të lehtë të rasteve gjatë javës së fundit por nuk guxojmë të relaksohemi pasi mund të jetë një rënie false pasi në raport me numrin e banorëve testimi është i ulët dhe nuk e dimë shkallën e përhapjes së virusit në komunitet”, tha Humolli.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …