Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka bërë me dije se seanca e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të premten dhe në rend të ditës për shqyrtim do të jetë Projektligji për Trepçën. Seanca do të mbahet të premten në ora 15:00. Për shkak që Kosova do ta luajë me Kroacinë në futboll, është lenë që seanca të shtyhet për të premten, ka deklaruar Beqiri i cili ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit para se ajo të përfundojë. Ai ka thënë Projektligjin për Trepçën do të duhej ta përkrahnin të gjitha grupet parlamentare në Kuvend.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
