NISMA

Nisma: Konsensus për të mbrojtur vendin, jo konsensus për ta shitur atë

NISMA për Kosovën  është e bindur se kultura politike për një konsensus për çështje nacionale duhet ta udhëheqë gjithë komunikimin mes partive të pozitës dhe opozitës. Ato  duhet që ta kuptojnë se çdo barikadim për ta mbrojtur të pambrojturën, për ta dëmtuar tërësinë dhe sovranitetin e shtetit, çdo përpjekje për të kundërshtuar konsensusin nacional për çështje vitale të vendit dhe të qytetarëve, nuk mund të prodhojë mendim dhe veprim racional. NISMA është e bindur se në Kosovë ka një krizë politike, e cila nuk mund të zgjidhet duke u barrikaduar e sidomos kjo vlen për pozitën. Nëse kriza është zgjatur shumë, ajo është prodhim i pozitës qeverisëse. Për të kaluar këtë krizë, ne, opozitarët ka muaj që i jemi bashkuar një tryeze të bisedimeve, por bisedimet as duhet të zgjasin pafundësisht e as duhet të jenë të pa frytshme.

NISMA kërkon nga koalicioni qeverisës, që mos ta hedhin fajin aty ku nuk është, por ta marrin përgjegjësinë për t’i dhënë zgjidhjen e duhur vendit. Koalicioni ka mandat vetëm për të qeverisur vendin, por jo edhe për të falë territor e humbë sovranitet. Akuzimi i opozitës për dhunë apo për mos  gatishmëri për të biseduar, janë të paqëndrueshme. Përgjegjësia për t’i dhënë fund krizës e stërzgjatur politike, për të ofruar një dialog përmbajtjesor ose zgjidhja le të gjendet në zgjedhje të lira, të ndershme e demokratike.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zoran Milanoviq, ka konfirmuar mbështetjen e vendosur të Kroacisë për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Kryetari i Kroacisë,  Zoran Milanoviq, ka konfirmuar mbështetjen e vendosur të vendit të tij  për …