Ismet Beqiri

Ismet Beqiri, ka bërë me dije se seanca e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të premten

Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka bërë me dije se seanca e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të premten dhe  në rend të ditës për shqyrtim do të jetë Projektligji për Trepçën. Seanca do të mbahet të premten në ora 15:00. Për shkak që Kosova do ta luajë me Kroacinë në futboll, është lenë që seanca të shtyhet për të premten, ka deklaruar Beqiri i cili ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit para se ajo të përfundojë. Ai ka thënë Projektligjin për Trepçën do të duhej ta përkrahnin të gjitha grupet parlamentare në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …