Radio”Kosova e Lirë”, më 4 Janar 1999, jehoi e u dëgjua në çdo shtëpi atdhetare shqiptare të Kosovës dhe viseve te saj, në çdo istikam të luftës së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Radio ”Kosova e Lirë” ishte dhe mbetet përfaqësuesja më në zë, e cila me zërin e saj vjen nga thellësitë e nëntokës tonë të lashtë dhe nderon përfaqësuesit e saj më në zë, Kryeheroin kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeun, rilindasit Abdyl Frashëri, Idriz Seferi, Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Azem e Shotë Galica, Bajram Curri, Kryekomandantin e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare Enver Hoxhën, Shaban Polluzhën, Ramiz Cernicën, Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën, Rexhep Malen, Nuhi Berishën, Afrim Zhitinë, Fahri Fazliun, Fadil Vatën, Xhavit Hazirin, Ukshin Hotin etj., etj…
Radio “Kosova e Lirë” ishte jehona e mitralozit të komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, ishte jehona e luftës heroike ne kufi të Gjeneral Luan Haradinajt, ishte jehona e këngës së Gjeneral Hamëz Jasharit, ishte jehona e të qeshurës fisnike të gjeneral Fehmi Lladrovcit, ishte jehona e fjalës së Rexhep Selimit në daljën publike të UÇK-së!
Radio”Kosova e Lirë” do mbetet përgjithmonë këmbana e madhe liridashëse e Atdheut, e cila njoftonte dhe vazhdon misionin e nderimit luftarak çlirimtar të gjakut të derdhur për liri të Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 4 Janar 2026!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
