Italia, Franca, Gjermania dhe Anglia janë shprehur kundër aplikimit të Kosovës, për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Nga Strasburgu bëhet e ditur se nuk është pranuar aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Katër shtetet më të fuqishme dhe më me ndikim të Evropës:  Italia, Franca, Gjermania dhe Britania janë shprehur kundër aplikimit të Kosovës. Votimi është bërë nga ambasadorët e vendeve të Këshillit të Evropës, në Strasburg. Duke shkruar lidhur me këtë rast, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka theksuar se mos shqyrtimi i sërishëm i aplikimit të Kosovës nga ana e Këshillit të Evropës shpërfaqë gjendjen e mjerueshme të diplomacisë sonë, dhe konfirmon që ky hap është ndërmarrë pa asnjë koordinim me aleatët tanë. Vlora Çitaku ka nënvizuar me këtë rast se këto  aventura të zyrtarëve tanë përgjegjës  janë të rrezikshme dhe shkaktojnë dëme. Ata  nuk dinë, nuk munden, as nuk pyesin”, ka nënvizuar, Vlora  Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryetari i SHBA-ve, Bill Clinton e viziton Kosovën në shënim të 20 vjetorit të lirisë dhe hyrjes së trupave të NATO-s

Fjalimi historik i Presidentit Clinton më 10 qershor 1999: ‘Në Kosovë bëmë gjënë e duhur

Në përvjetorin e 26-të të Çlirimit të Kosovës, rikujtohet një nga fjalimet më të rëndësishme …