Italia ka ofruar një propozim, me të cilin do t’i jepej fund luftës në Ukrainë

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka konfirmuar informacionin se Italia ka ofruar një propozim, me të cilin do t’i jepej fund luftës dhe se ky propozim po shqyrtohet, shkruan Kijev  Independent. “Pala italiane ka ndarë vizionin e saj në mënyrën që pushtimi rus në Ukrainë do të mund të përfundonte. Propozime relevante po shqyrtohen. Janë të mirëseardhur të gjitha përpjekjet ndërkombëtare që do t’i kontribuonin paqes në territorin e Ukrainës dhe Evropës. Të njëjtën kohë, çfarëdo vendimi politik duhet bazuar në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj, që njihet në arenën ndërkombëtare njihet”, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …