Ivica Daçiq

Ivica Daçiq: Mund të pritet që Kosova të pranohet urgjentisht në Këshillin e Evropës

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq,  duke folur lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, u shpreh se  pret që të caktohet seanca e komisionit politik të Asamblesë Parlamentare dhe se aty me gjasë do të miratohet një rekomandim pozitiv për anëtarësim. Pas kësaj, në prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ndoshta do t’i bëjë një rekomandim Këshillit të Ministrave. Mund të pritet që Kosova të pranohet urgjentisht në Këshillin e Evropës”, tha Daçiqi. Ai po ashtu ka thënë se ende nuk dihet nëse me kërkesë të Rusisë me 25 mars do të mbahet një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me rastin e 25 vjetorit të bombardimeve të NATO-s kundër forcave policore dhe ushtarake të regjimi të atëhershëm të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …